KQZ e re, gati brenda 19 tetorit, të mërkurën hyn në fuqi Kodi i Ri Zgjedhor
Kuvendi do të nisë brenda shtatorit përzgjedhjen e anëtarëve të rinj tëkomisionit qendror të zgjedhjeve, sipas strukturës së re të këtij institucioni.Për këtë proces opozita jashtëparlamentare do të ketë një përfaqësues nëkomisionin e që do të kalojë në sitë emrat.
Të mërkurën do të hyjë në fuqi kodi i Ri zgjedhor, i dakordësuar mes PS dhe PD në Këshillin Politik me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve dhe i dekretuar nga President Ilir Meta.
Data 19 gusht i hap rrugë formimit të KQZ-së së re.
Sipas marrëveshjes politike, tashmë të përkthyer në njëligj zgjedhor procedurat për zgjedhjen e Komisionerit, anëtarëve të Rregullatoritdhe anëtarëve të KAS-it duhet të fillojë jo më vonë se 30 ditë.
Socialistët nuk do të presin nisjen e sesionit të riparlamentar me 7 shtator, por burime për RTV ORA bëjnë me dije se brenda muajitGusht Kuvendi pritet të bëjë thirrje publike për vendet vakante për Komisioner,nënkomisioner, Komisionin Rregullator dhe Komisionin e Ankesave/Sanksioneve.
Më pas kuvendi do të vazhdojë me procedurat e përcaktuaranë Ligj për seleksionimin dhe zgjedhjen e tyre.
Sipas kodit, Komisioneri, Nënkomisioneri, Anëtarët eRregullatorit dhe të KAS-it zgjidhen jo më vonë se 60 ditë nga hyrja në fuqi ekëtij ligji.
Praktikisht, nëse do të respektohen afatet brenda 19Tetorit duhet të jenë zgjedhur të gjithë anëtarët për të formuar KQZ e re dhetë plotë.
Opozita e bashkuar do të ketë një të dërguar të posaçëmnë komisionin e posaçëm parlamentar që do të kalojë në “vetting” kandidatët përKQZ E re, të cilët duhet të marrin shumicë të cilësuar në parlament.
Do të jetë ky organ i ri, i cili brenda 6 muajve duhet tënxjerrë aktet nënligjore si për teknologjinë në zgjedhje gjithashtu duhet tëbëjë përgatitje për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të cilat do të mbahen nënjë nga të dielat e 15 prillit-15 maji.
Por pavarësisht kësaj, me ndryshimet kushtetuese të cilatpriten të hyjnë në fuqi me 23 gusht, Ligji Zgjedhor do të ketë sërish nevojë tëndryshohet, por ndryshe nga 5 qershori, PS do ta ketë shumë të vështirë tëmarrë dakordësinë e PD për heqjen e koalicioneve parazgjedhore.