Covid-19, ish-drejtori i ISHP: Shtimi i testeve dhe i epidemiologëve në terren, strategji e vonuar
Strategjia e menaxhimit të situatës pandemike në periudhën vjeshtë-dimër, shihet nga ekspertët e shëndetësisë me skepticizëm sa i përket mundësisë për tu realizuar. Disa nga pikat e kësaj strategjie, sipas ish-drejtorit të ISHP janë të vonuara e disa janë të pamundura për tu kryer.
Vendimi për shtimin e epidemiologëve në terrensi pjesë e strategjisë së re të task forcës së shëndetësisë për Besnik Jakajish-drejtorin e ISHP, është ose i pabazuar në kapacitetet e sistemit ose ivonuar. Madje ai e shikon gati të pamundur.
''Ku janë epidemoilogët? Ku do t'i marriministrja epidemilogët? Pse nuk i ka sot, i ka të ngrirë në g=frigorifer? Dot'i prodhojë për një muaj epidemiologët? Kjo tregon që nuk kanë as bazën e konceptittë menaxhimit të sistemit shëndetësor.
Një tjetër hap strategjik sipas Ministrisë sëShëndetësisë është edhe shtimi i testimeve për të dyshuarit e prekur me covid,vendim për të cilin, ekspertët thonë se është shumë i vonuar.
''Kemi dhjetëra pacientë të cilët po trajtohen me kostot e veta me shtëpitë e tyre, pas asnjë ndihmë nga shteti dhe nga Ministria e Shëndetësisë. Të gjithë këta pacientë duhet të ndihmohen edhe nga pikëpamja financiare, sepse kostoja e trajtimit të Covid-19, është e shtrenjtë.''
Pjesa më e madhe e pacientëve të prekur me koronavirusjanë të vetizoluar në banesë, por kostot e mjekimit janë shumë të larta ndaj aipropozon subvencionimin nga ana e shtetit.
''ISHP bën tamponet dhe laboratori mikrobiologjik i QSUT ka bërë analizat seriologjike. Ka bërë, sepse ka një kontratë koncensionare i cil ika filluar se punë së fundmi në QSUT, dhe në bazë të kontratës koncensionare, të gjitha laboratorët janë të koncensionarit. Në këto kushte nuk po bëhen analiza seriologjike.''
Në javën e fundit në Shqipëri raporton mbi 100të infektuar në ditë dhe çdo ditë ka viktima. Për ekspertët kjo situate pandemike vjen për shak tëkeqmenaxhimit.