Covid në zyrat e shtetit, mbyllen institucione në Lushnje dhe Vlorë

Konfirmimii rasteve me koronavirus i punonjësve ka detyruar mbylljen e dy institucionevetë tjera shtetërore. Në Lushnje, pas Maternitetit është mbyllur edhe Institutii Sigurimeve, ndërsa në Vlorë zyra e Zonave të Mbrojtura.

Përhapja e koronavirusit vdekjeprurës podetyron mbylljen e institucioneve shtetërore.

Institutit të Sigurimeve Shëndetësore nëLushnje është mbyllur për shkak se një punonjëse e këtij institucionin karezultuar pozitive me Covid 19.

Të gjithë punonjësit janë të karantinuarnë shtëpi dhe do të jetë përgjigja e analizave që do të mundësoje nisjen epunës.

Më herët, konfirmimi pozitiv i njëmjeku, detyroi mbylljen e maternitetit pranë Spitalit të Lushnjes.

Në këto kushtet, gratë shtatzëna podetyrohen ti drejtohen maternitetit të Fierit për trajtimet mjekësore, ku në 24orë sollën në jetë 5 fëmijë.

Vatra të reja të koronavirusit në institucionejanë konfirmuar edhe në Vlorë.

Këtë të martë, u mbyllën zyrat e AgjencisëKombëtare të Zonave të Mbrojtura, pasi dy nga 5 punonjësit rezultojnë të prekurme Covid-19.

Të hënënnë Vlorë pezulluan punën Gjykata e Apelit dhe drejtoria e AKU në Vlorë.

Në tëdyja institucionet janë konfirmuar punonjës të prekur me koronavirus. Që prej nisjes sëpandemisë, institucionet shtetërore kanë qenë vatra të përhapjes sëkoronavirusit duke detyruar mbylljen e përkohshme të shërbimeve në disa bashkitë vendit.