Tregjet në krizë, mungojnë blerësit

Tregjet janë të mbushura me fruta dhe perime, por ajo që mungon janëblerësit.
Pavarësisht se nuk e kanë ndalur asnjë ditëpunën, tregtarët pohojnë se nuk mbulojnë dot as shpenzimet me shitjet që kanë.

"Gjithë ditën nuk i bëjmë as 50 mijë lek tëvjetra shitje. Një herë në dy-tre ditë marrim furnizim. Po kalbet malli, dhenuk po fitojmë fare. Nuk kemi çfarë të bëjmë, as ku të shkojmë"

"Sikur ta shes gjysmë për gjysmë mallin, lekët emija nuk i marr dot pasi nuk më shitet malli"

"Nuk mund të ja dalim dot. Shpenzim i madh, fitim s'ka fare"
Krahasuar me një vit më parë, shitësit thonë se shitjet janë reduktuar deri në masën e 70 %.

"70% humbje, që tre muaj ne jemi zero, po punojmë me humbje"
Çmimet duket se nuk kanë ndryshime të forta, por për konsumatorët, rrogat e ulëta dhe situata e koronavirusit bën që të reduktojnë shpenzimet.

"Ne jemi pensionistë, me ato pensione të ulëta që kemi, më keq nuk ka ku të shkojë më"

Dikur ky treg në zonën e Kombinatit gumëzhinte nga blerësit. 
Tashmë aty gjen vetëm tregtarë të cilët shikojnë me shpresë këto që afrohet. 
Me pesimizëm shohin dhe të ardhmen pasi nëse kjo situatë vazhdon dhe përgjatë muajit shtator, ata presin falimentimin.