Këshilli Shqiptar i Medias: Mesazhet e Veliajt për Beti Njumën fyese e presion i hapur, të dalë të kërkojë falje publikisht

Këshilli Shqiptar i Medias ka reaguarnë lidhje me mesazhet shantazhuese fyese të Veliajt kundrejt gazetares BetiNjuma.

KSHM shprehet se këto mesazhet janëofenduese dhe janë një presion i hapur për të ndryshuar linjë editoriale.

“Këshilli Shqiptar i Medias, bashkë me gazetarët dhe mediat partnere,PROTESTON fuqimisht lidhur me skandalin e mesazheve tëdrejtuara pronarit të Ora Neës, z. Ylli Ndroqi nga Kryetari i Bashkisë Tiranë,z. Erion Veliaj. Siç raportohet, mesazhet janë mbi 1 një vit të vjetra, dhe nukkanë lidhje me situatën e sekuestros ndaj z. Ndroqi të javëve të fundit.Mesazhet, përveçse fyerjeve personale e profesionale ndaj një gazetareje, janëpresion i hapur për të ndryshuar linjën editoriale dhe ndërhyrje jo vetëmimorale por dhe e paligjshme në pavarësinë e medias.” – thuhet në reagimin e KSHM-së.

KSHM i kërkon Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Veliaj, të prononcohet mbiautenticitetin e këtyre mesazheve, dhe të dalë e të kërkojë falje publike.

“Këto mesazhe tregojnë dhe mënyrën  kërcënuese me të cilën trajtohetmedia dhe presionin mbi të cilin vihen gazetarët shqiptarë nga funksionarët ezgjedhur, si Kryetari i Bashkisë së Tiranës. Ato paraqesin një frymëthellësisht anti-evropiane dhe autokratike të menaxhimit të PR-it nga ana e z.Veliaj. KSHM i kërkon Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Veliaj, të prononcohetmbi autenticitetin e këtyre mesazheve, dhe të dalë e të kërkojë falje publike,jo vetëm para gazetares Njuma, por dhe ndaj komunitetit të gazetarëve.”

Ndër të tjera, KSHM u kërkon organeve përgjegjëse të Drejtësisë të hetojnëurgjentisht autenticitetin e këtyre mesazheve.

“KSHM i kërkon organeve përgjegjëse të Drejtësisë të hetojnë urgjentishtautenticitetin e këtyre mesazheve, të cilat, në rast se provohen të vërteta,shkelin rëndë Kushtetutën e Shqipërisë nga një funksionar i zgjedhur, dhedhunojnë lirinë e fjalës e të shprehjes. KSHM i kërkon kolegëve gazetarë, qëpavarësisht qëndrimit politik, të prononcohen fort për të mbrojtur jo thjeshtnjë kolege, por vetë profesionin e tyre dhe edhe veten e tyre nga sulme tëtilla ndaj lirisë së fjalës dhe të informimit.”