Pas kronikës së Ora News për ndotjen e Lanës, bashkia nis punën për pastrimin, por harron sigurinë

Paskronikës së Ora News për ndotjen e bregut të lumit Lana, Bashkia ka nisur punënpër pastrimin e tij në zonën e Pallatit me Shigjeta.

Porduket se Bashkia ka harruar të marrë masat e nevojshme të sigurisë.

Poshtë pirgut të madh me dhé mund të shihet njëfëmijë i vogël i cili është duke kontrolluar për gjëra mes mbeturinave.

Më herët Ora News denoncoi ndotjen e këtijlumi ku mund të gjeje mbetje të ndryshme duke e kthyer fatkeqësisht lumin në njëkanal të ujërave të zeza.

Ndotja e lumit të Tiranës vjen si pasojë dhe të derdhjeve të ujërave të zeza të Babrrusë, Paskuqanit, gjithë pjesës veriore të Tiranës, Bathores dhe Kamzës.

Lexo edhe: Lumi i Tiranës, një kosh plehrash