Pas 75 vitesh dalin pamjet që tregojnë fuqinë e tmerrshme të bombës atomike në Hiroshimë

E shtuna shënon 75 vjetorin e përfundimit të Luftës së DytëBotërore, por për shumë njerëz në Japoni 6 gushti mbetet një datë më e rëndësishme.

Në ate ditë në vitin 1945 humbën jetën 146.000 njerëz nëHiroshima pasi qyteti u godit nga një bombë atomike.

Bomba amerikane, e quajtur ndryshe si 'Djali i vogël', armae parë bërthamore e përdodur në luftë, u hodh mbi qytet.

Për pasojë 30% e popullsisë humbën jetën dhe u rrafshua njëzonë 4.7 milje katror, duke lënë 80.000 banorë të qytetit të plagosur.

Presidenti Harry Truman, vendosi më mirë të përdorete armë bërthamoresesa të përballej me një pushtim të kushtueshëm në territorin e Japonisë që dot kushtonte jetën e 800,000 ushtarakësh amerikanë.

Një bombë e dytë, 'Njeriu i shëndoshë' ra mbi Nagasaki treditë më vonë, ku mbetën të vrarë 70,000 persona të tjera , duke shkaktuar dorëzimine Japonisë në Luftën e Dytë Botërore.

Sulmi bërthamor shkatërroi qytetin dhe të mbijetuarit pësuanefektet e rrezatimit.

Së fundmi fotot e ngjyrosura posaçërisht të asaj dite të tmerrshme, si dhe javëve që vijuan, kanë dalë për të sjellë një imazh sa më të qartë të asaj periudhë.