Presidenti i Madagaskarit shpik tonikun bimor, nuk arrin të ndalojë rastet e shumta me koronavirus
Spitalet në Madagaskar kanë qenë në vështirësi pasi nuk kanëmundur të përballojnë rritjen e rasteve me Covid-19.
Ndërsa, Presidenti Andry Rajoelina është duke promovuar njëprodukt i cili thotë se mund të kurojë sëmundje pavarësisht paralajmërimit tëOrganizatës Botërore të Shëndetit kundër mjekimeve të cilat janë të paprovuaranë laborator.
Që prej muajit të kaluar rastet janë katërfishuar nëishullin e Oqeanit Indian, me më shumë se 13.00 infeksione dhe 162 vdekje ngaCovid-19.
Pavarësisht thirjeve të Organizatës Botërore të Shëndetit për këtë mjekim, presidenti vazhdont'i qëndrojë pro ilaçit të quajtur Covid-Organics.
Ky ilaç prodhohet nga Instituti Malagasy i Kërkimeve tëAplikuara nga bima e artemisia, një përbërës i përdorur në trajtimin e malariesdhe bimëve të tjera malagaziane.
Pija është shitur si një ilaç dhe parandalues përkoronavirusin dhe për katër muajt e fundit u është ofruar fëmijëve në shkolla.
Në fillim të muajit, presidenti ishte duke shpërndarë përsëritonikun së bashku me esencialet si orizi, vaji, sheqeri për komunitetet e varfranë kryqytet, Antananarivo.
Ai gjatë gjithë pandemisë është përballur me kritika tëndryshme për mënyrën se si po e trajton situatën e koronavirusit.
"Epidemia nuk do të zgjasë, ajo do të kalojë dhe ne dota mposhtim atë"- thote ai.
Deri më tani nuk janë bërë publike asnjë rezultat i provaveklinike që i janë bërë tonikut. Dërgesat e këtij ilaçi po bëhen në dhjetravende afrikane raporton BBC.