Erdogan kërcënon Greqinë: Sulmeve u përgjigjemi me të njëjtën gjuhë
Turqia ka kërcënuar Greqinë dhe Francën se nuk do itolerojë provokimet që përshkallëzojnë tensionet në rajonin e Mesdheut Lindor.
Nga fillimi i javës, Ankaraja po zhvillon operacione përeksplorimin e zonave me gaz dhe naftë në territoret ujore afër Qipros dhe Kretës,që pretendohen si nga Greqia, edhe dhe Turqia.
Mësohet se të mërkurën, një luftanije greke tentoi t'iafrohet anijes eksploruese, vetëm kur hyri në perimetrin e një luftanijeje tjetërkundërshtare të flotës turke që po shoqëronte operacionin.
Sipas burimeve të informuara për ngjarjen, fregatagreke manovroi për ta shmangur përplasjen ballore duke goditur lehtë me hundëne vet vetëm pjesën e prapme të mjetit turk.
Presidenti Rexhep Taip Erdoan tha se kësaj lëvizjeje tërrezikshme, pala greke u tërhoq.
"Sulmevetë tilla u jemi përgjigjur me të njëjtën gjuhë në operacionet që kemi pasur nëIrakun Verior, në Siri, në Libi dhe në Mesdheun Lindor. Këtë bëmë edhe sot. Uthamë, mos na e sulmoni anijen tonë 'Oruç Reis' ose do ta paguani rëndë, dhesot ata e morën përgjigjen."
Ministrat e Bashkimit Europian zhvillojnë të premtennjë takim të jashtëzakonshëm për të adresuar tensionet mes Greqisë dhe Turqisësi dy shtete partnere të NATO-s.
Në telefonata të veçanta me presidentin e KëshillitEuropian dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel, Erdoan përsëriti një ditë mëparë se do të mbrojë interesat sovranë të Turqisë.
Duke folur nga Zvicra, kryediplomati turk, MehmetÇavusholu, tha se Zvicra ka ofruar të jetë ndërmjetëse e bisedimeve përpretendimet territoriale mes palës greke dhe Ankarasë.
"Greqiakërkon 40 mijë km katrorë shelf kontinental për një ishull të vockël. BashkimiEuropian duhet t'i bëjë thirrje Greqisë të veprojë me bonsens dhe jo t'i ofrojëmbështetje pa kushte. Franca, sidomos, duhet të ndalë hapat që ipërshkallëzojnë tensionet."
Situata në Mesdheun Lindor është acaruar me marrëveshjene fundit për demarkacion ndërmjet Egjiptit dhe Greqisë, që Turqia mendon se biendesh me një pakt të mëhershëm të arritur mes Ankarasë dhe Libisë për të shfrytëzuarsë bashku një hapësirë ujore me kapacitetin për më shumë se një miliard e gjysmëfuçi nafte dhe gati 3 milionë e gjysmë metër kub gaz natyror.
Në vitin 1996, Turqia dhe Greqia rrezikuan luftën përshkak të pretendimeve sovrane mbi ishujt e pabanuar në Detin Egje.