Bjellorusi, lirohen 6 mijë protestues që denonconin manipulimin e zgjedhjeve

Lidershipi bjellorus ka kërkuar ndjesë si rrallëherë përshoqërimin e mbi 6 mijë personave dhe teprimin me dhunën në protestatantiqeveritare kundër kreut të shtetit, Lukashenko. Shumica prej tyre janëliruar tashmë por me shenja të dukshme të keqtrajtimit fizik nga forcat erendit.

Mijëra të arrestuar në vazhdën e protestave kundërpresidentit bjellorus, Aleksandër Lukashenko, nisën në orët e para të sëpremtes të lirohen nga qelitë e paraburgimit.

Disa nga të rinjtë dëshmuan për kushtet që u desh të kaloninme orë të tëra në institucionin e dënimit.

"Policia i ka ndaluar e rrahur të gjithë, vajza, djem,fëmijë 14, 13 vjeç, madje edhe një të moshuar 70 vjeç që ishte me ne. Qelitëishin projektuar për 5 veta. Në fillim na futën 25, dhe pastaj na hiqnin e nashtonin me nga 5 të tjerë. Gjatë natës dëgjonim britmat e personave që porriheshin."

"Kur na futën në furgonë na detyruan të këndonim himninkombëtar. Kush gabonte, goditej. Nuk e mendoja kurrë se pas asaj fasadeqetësie, në vendin tonë ekzistoka një paligjshmëri të tillë."

"Më shtynë brenda furgonit dhe më thanë ose do vish mene për 15 ditë, ose do të copëtojmë nga këmbët dhe do të lëmë të ikësh. Dukeqenë se jam këtu, kuptohet se cilën alternativë zgjodha. Më kanë goditur vetëmnga këmbët."

Protestat kundër presidentit të Bjellorusisë, Lukashenko,nisën të dielën mbrëma kur ai u zgjodh për një mandat të gjashtë në krye tështetit që drejton prej 26-vitesh.

Opozita politike dhe demonstruesit denoncuan manipulimin ezgjedhjeve dhe zgjodhën demonstratat në rrugë por rebelimi u tentua tëzmbrapsej me aksionin e forcave të policisë.

2 persona që ndërruan jetë gjatë protestave u nderuan tëpremten nga qytetarë dhe personalitetet e vendit, mes tyre ambasadori i BE-sënë Bjellorusi, që dënoi reagimin e pushtetit.

65-vjeçari Lukashenko një ditë më parë tha se vala eprotestave kundër tij po nxitet nga persona me të shkuar kriminale dhe tëpapunë, ndaj u sugjeroi të gjejnë një profesion dhe të mos rrezikojnë sigurinëdhe rendin kushtetues të vendit.

Sipas Bashkimit Europian, situata ne Bjellorusi mbetetshqetësuese dhe autoritetet duhet t'u përgjigjen thirrjeve të qytetarëve përdemokraci me ndryshime urgjente politike.