Përplasja për vdekje e 10-vjeçarit në Kakavijë, Dëshmitarët: Ambulanca çonte njerëz në kufi
Qytetarëpor dhe familjarë të fëmijës 10-vjeç që u përplas për vdekje nga Ambulancangrenë dyshime mbi punën që ajo po kryente në aksin rrugor drejt Kakavijës. Atahedhin dyshime se ambulanca transportonte emigrantët kundrejt pagesës për tikaluar përtej kufirit. Sipas ekspertëve aksidenti mund të shmangej nëseambulanca do kishte ndezur sirenat dhe sinjalet akustike.
Qytetarë të cilët kanë qenë prezent, por dhe tënjohur të familjes së djalit 10-vjeç që u përplas për vdekje nga Ambulanca, kanëngritur shqetësimet për lëvizjen mjetit përgjatë rrugës ku ndodhet dhe karvanii emigrantëve për të udhëtuar drejt Greqisë.
Ata ngrenëpretendime mbi shpejtësinë tej normave të lejuara të ambulancës madje pa paturnjeri brenda.
Sipas tyre ka dyshime se ambulanca përdorej për tëtransportuar qytetarët duket i favorizuar kundrejt pagesës për të kaluarkufirin.
“Povinte me shpejtësi mbi 140, nuk ishte njeri brenda. Kalojnë çdo ditë me shpejtësi.”
“Ambulancatbëjnë kontrabandë me njerëz duke i çuar në kufi. Dhe vijnë prapë me shpejtësi përtë marrë njerëz.”
Një ditë pas ngjarjes, zyrtarisht nuk ka dal endeekspertiza e përplasjes së 10-vjeçarit nga Lezha, por paraprakisht ekspertët esigurisë rrugore flasin për shpejtësi mbi 100 km/h.
Pas analizimit të provave në vendngjarje dhe dëmevetë shkaktuara, ekspertët shprehen se në aksin rrugor drejt Kakavijës, kur dhesituata është kaotike, drejtuesi duhet të jetë i kujdesshëm pasi ka prani tëlartë të këmbësorëve.
Madje ata shprehen se drejtuesi ambulancës duhet të vinte në funksionimsirenat zanore, sinjalin akustik përveç fenelinave kur ndodhet para një situateme praninë e mjeteve dhe këmbësorëve në rrugë.
Drejtuesi i ambulancës Armir Golemi ndodhet indaluar në policinë e Gjirokastrës, ku ditën e hënë pritet të dalë para togavetë zeza për tu njohur me masën e sigurisë.