Kapshticë, kalojnë të gjithë udhëtarët që ishin në radhë, pala shqiptare në punë me 7 sportele

Ndryshe nga Kakavija, situata në pikënkufitare të Kapshticës shfaqet shumë më e qetë.

Pas radhës së krijuar mëngjesin e sotme,situata tashmë është vënë nën kontroll dhe kanë kaluar të gjithë që ishin nëradhë.

Pala shqiptare ka punuar me kapacitetemaksimale duke vënë në dispozicion 7 sportele.

Më herët, policia ngriti një postbllok nëdalje të qytetit të Bilishtit në rrugën që të çon për në Pikën Kufitare tëKapshticës për të bllokuar udhëtarët.

Rreth 300 udhëtarë tashmë kanë mbetur tëbllokuar.

Udhëtarët u shprehën të revoltuar për këtëfakt dhe thanë se po të jetë e nevojshme do të ecin edhe në këmbë, por nuk dotë kthehen mbrapsht.

”Ne povijmë nga Tirana. Do kalojmë, është afati fundit. Biletat i kemi prerë qëpardje. Do ikim në këmbë po qe nevoja, nuk kthehemi mbrapsht. Do kalojmë nëkëmbë se s’bën. Shteti të japë përgjigje. Ato të tjerët që kaluan me makinaçfarë kanë më shumë? Ikim në këmbë ne, nuk e kemi problem. Kemi fëmijë.”