Piramida e Tiranës sërish "peng", Bashkia e Veliajt pezullon pa shpjegim tenderin

Piramida e Tiranës e cilësuar si një nga pikat mëatraktive të kryeqytetit prej vitesh është lënë në harresë.

Pas kalimit të këtij objekti në pronësi të BashkisëTiranë në vitin 2016 sigurisht nuk munguan premtimet e shumta.

Veliaj: Kjo do të jetë hera e fundit që ne takohemi tek Piramida në këtë gjendje.Bashkia ka një projekt shumë ambicioz për ta kthyer Piramidën në një hapësirëpublike, për t’ia kthyer qytetarëve të Tiranës, për ta bërë të aksesueshme përaktivitete publike ndaj dhe besoj që si hera e fundit që takohemi në Piramidë,besoj do kujtojmë dhe këtë metaforë se si hapësira që janë shumë tërheqëse nëqendër të qytetit dhe që janë simbolika të qytetit tonë, mund të kthehen dhe nëfunksionale në dobi të qytetarëve.

E njëjta gjë ndodhi dhe një vit më pas ku u premtuabuxhetimi i saj dhe me vendim të këshillit të ministrave u përjashtua nga listae zonave të mbrojtura.

“Prona më e shtrenjtë e Tiranës është si një karkatë e vdekur në mes tëbulevardit që është Piramida. Qysh aty na lindi ideja, a mund tarikonstruktojmë ne piramidën tani me këtë funksion. Pra , me teatër, me film,me bibliotekë, me kurse dixhitale, pra të kodimit apo të programimit pra qëjanë të gjitha gjëra që dikush mund t’i ndjekë pa qenë detyrimisht profesionistnë atë fushë. Këtë vit ne do të buxhetojmë që piramidën ta transformojmë.”

Në vitin 2018 u nënshkrua marrëveshja me Fondin Shqiptaro-Amerikantë Zhvillimit për të kthyer Piramidën në një qendër multifunksionale.

Por edhe viti 2019 e gjeti sërish objektin e Piramidësvetëm në prezantimet e kryebashkiakut.

Gjendja e saj shkoi drejt degradimit nga viti në vit,pllakat e mermerta të fasadës të vendosura që nga koha e Enver Hoxhës tashmëjanë hequr.

Bari ka mbirë gjithandej ndërsa kambana e paqes nuk dihetmë për çfarë shërben.

Pas katër vitesh premtime rezulton që Bashkia e Tiranëssë fundmi ka hapur garën për tenderin me objekt ‘Rijetësimi i Piramidës Tiranë’me një fond limit 1.7 miliardë lekësh.

Të gjitha kompanitë e interesuara kanë afat deri në 2shtator për të dorëzuar ofertat e tyre dhe punimet pritet të zgjasin për 2vite.