Situata e Covid-19, në 24 orë 3 viktima dhe 120 raste të reja

Në 24 orët e fundit në vend kanë ndërruar jetë3 pacientë me koronavirus në dy spitalet Covid.

Ndërkohë, nga testimet e bëra kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 120 persona.

Testimedhe raste - Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 626testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ndërsa 120 persona janëkonfirmuar pozitivë me Covid19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitiveditore është si vijon: 59 raste në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Pogradec, nga 5raste në Kukës, Berat, 4 në Roskovec, nga 3 raste në Krujë, Elbasan, Has,Kolonjë, nga 2 raste në Fier, Kurbin, Lushnje, Librazhd, Kamëz, Bulqizë,Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Devoll, Kavajë, Tropojë, Mallakastër,Prrenjas, Vorë.

Tëshëruar - Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 48qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3794, që nga fillimi iepidemisë.

Në spital - Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" potrajtohen 125 pacientë të konfirmuar pozitivë, 15 pacientë janë në terapiintensive, 5 prej të cilëve të intubuar.

Ju informojmë se në dy spitalet Covid po vijojnëtë trajtohen edhe 12 pacientë të cilët kanë qenë pozitivë me Covid19 dheaktualisht janë negativizuar, megjithatë vijojnë të marrin trajtim spitalor përpasojat e sëmundjes.

Ndërsa vazhdojnë të trajtohen sipasprotokolleve përkatëse edhe pacientë të dyshuar të prekur nga virusi irrezikshëm.

Vdekje - Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dyspitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve 2 qytetarë nga Tirana, një64 dhe një 78 vjeçar dhe një 82 vjeçare nga Elbasani.

Ministria e Shëndetësisë bën thirrjeqytetarëve se në rast se dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe keni shenjatë sëmundjes, të telefononi menjëherë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose nëlinjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes.

Menjëherë sapo të shfaqen shenjat e para,duhet të vetëizoloheni, dhe të këshilloheni me mjekun e familjes.

I bëjmë thirrje çdo qytetari për të mbajturmaskën kudo në ambjente të mbyllura apo ku nuk ruhet distanca, të ruanidistancimin fizik dhe higjienën personale.

Në këtë situatë të pazakontë, detyra dhepërgjegjësia e secilit është të zbatojë rregullat e thjeshta, të ruajë vetendhe të afërmit.

COVID-19 – Statistika (16 Gusht 2020)

Testime totale            50427

Raste pozitive              7380

Raste të shëruara         3794

Raste Aktive                3358

Humbje jete             228 (Qarku Tiranë 113, Shkodër 34,Durrës 31, Fier 10, Elbasan 9, Korçë 8, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 3,Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipasqarqeve:

Tiranë                   1795

Durrës                  434

Shkodër                               285

Fier                                        146

Lezhë                    126

Korçë                    126

Vlorë                     125

Kukës                    102

Elbasan                                 94

Berat                     57

Gjirokastër         34

Dibër                     34

https://youtu.be/g5KaJfWexYc