Anglia hap kazinot, teatrot dhe lejon dasmat
Më shumë trajtime bukurie, ceremoni martesore të vogla dheshfaqja live do të rifillojnë në Angli nga dita e shtunë, pasi masatparandaluese për koronavirusin janë lehtësuar.
Në një deklaratë të bërë Boris Johnson njoftoi se kazinotëdhe qendrat e lojërave gjithashtu do të hapen.
Teatri i brendshëm, muzika dhe vendet e performancës do të rihapen duke respektuar masat edistancimit social dhe mbajtjen e maskës.
Ceremonitë martesore do të zhvillohen vetëm me 30 të ftuar.
Trajtimet e bukurisë si trajtimi i fytyrës, vetullat,trajtimet e qerpikëve, aplikimi i make up dhe mikoblading gjithashtu do tërifillojnë.
Këto udhëzime nuk do të aplikohen në zonat ku numri i tëinfektuarëve është i lartë, tha qeveria.
Lehtësimi i rregullave do të hyjë në fuqi ditën e shtunë,pasi u shty që prej datës 1 gusht për shkak të shqetësimeve për një rritje tëlehtë të numrit të personave të rezultuan pozitiv me koronavirus në Angli.
Ky vendim vjen pas një sërë gjobash të vendosura nga qeveriapër qytetarët për mos mbajtjen e maskës në vendet ku është e detyrueshme. Mirëpo,z. Johnson paralajmëroi se qerveria nuk do të hezitojë të vendosë përsëri frenatnëse do të jetë e nevojshme.