Fier, rrapet mbi 140 vjeçar, rrezikojnë kalimtarët dhe automjetet

Rrapet shekullore nësegmentin rrugor Fier-Vlorë po kthehen në rrezik për automjetet dhe kalimtarëtpasi nga viti në vit po shkojnë drejt degradimit dhe degët e tyre bien. Vetëqytetarët bëjnë thirrje për reagimin e instancave shtetërore.

Rreth15 pemë rrapi të mbjella që në vitet 1880 po thahen, duke paraqitur rrezik përkalimtarët, por edhe për automjetet që kalojnë pranë.

Këtorrape qëndrojnë aty dhe media ndër vite ka ngritur shqetësimin për rrezikun qëato paraqesin, por dhe zërat e qytetarëve dhe zëri i medias ka rënë në vesh tëshurdhët.

Banorëte zonës që kalojnë çdo ditë në këtë rrugë pohojnë rrezikun, ndërsa i bëjnëthirrje institucioneve shtetërore që të reagojnë.

"Kjoka qenë një problematikë e hershme.Këto rrapenj janë shekullor dhe e kanëkaluar stadin e tyre, janë amortizuar, janë tharë dhe u shkëputen degët herëpas herë.I referohet një rasti konkret ku ishte duke kaluar një kalimtar dhesapo kaloi, pas shpinës së tij i bie një trung i madh dhe për pak sa nuk i morijetën. Për fat ai shpëtoi .Kjo është një lagje e Fierit e cila është ebanueshme, ka banorë, automjete dhe pallate nga të gjitha anët . Kjo duhet tëzgjidhet një herë e mirë sepse rrapenjtë janë bërë të rrezikshëm për banorët"

Pemëtarrijnë në lartësinë 13 deri në 15 metër, me diametër të trungut që varion ng100– 250 cm dhe disa prej tyre janë dëmtuar nga kushtet atmosferike si dhejetëgjatësia e tyre.

Mepropozim të Ministrisë së Mjedisit, në vitin 2002, pemët e Rrapit në Fier, janëfutur në listën e monumenteve natyrore në Shqipëri.