Vlorë, plazhet pa roje, rrezikohet jeta e qytetarëve

Një 79 vjeçar i identifikuar nga policia e Vlorës si LuanMezini banues në Tiranë ka rrezikuar të mbytet në plazhin e ujit të ftohtëpranë ish zonës së marinës në Vlorë. I moshuari gjatë momentit kur po futej nëdet ka pësuar probleme me zemrën dhe ka rënë pa shenja jete në breg të detit.

Dëshmimtarë të shumtë kanë parë ngjarjen, ndërkohë që tëmoshuarit i erdhën në ndihmë pushuesit.

"Po mbytej, u futëm në det dhe enxorrëm, ne qytetarët. Motra e tij kërkoi ndihmë se po i mbytej i vëllai. Ufutëm me dy - tre veta, e nxorrëm jashtë, i dhamë ndihmën e shpejtë dhe ai shpëtoi"

I moshuari është trasportuar me urgjencë në spital.

Në sallën e operacionit pësoi vdekje klinike. Fatmirësisht, imoshuari arriti të kthehet në jetë, por gjendja e tij shëndetësore vijon tëjetë e rëndë.

"Faktikisht atë e nxorrën katërçuna nga deti dhe na thanë që të lajmëronim ambulancën. Njerëzit u çorientuan dhe nuk dinin kë të merrnin.Thirrëm me celular 112, policinë, e cila erdhi menjëherë. Policia moriambulancën, por ambulanca vonoi. Aq alarm kemi bërë sa nuk e ke idenë. Aishpëtoi vetëm me ndihmën që i dhamë ne. Të paktën këtu duhet të kishte njëambulacë duke qenë zonë që e frekuentojnë vetëm moshat e treta"

Për pushuesit mungesa e vrojtuesve të plazhit është shumëproblematike dhe i bëjnë thirrje autoriteteve të gjejnë zgjidhje.

Gjatë këtij sezoni turistik në Vlorë kanë humbur jetën trepersona, një prej tyre në të njëjtën zonë ku rrezikoi sot jetën i moshuari ngaTirana.