Elbasan, 20-vjeçarit i gjenden municione në banesë

Gjatë kontrollit rutinë të zhvilluar ngapolicia e Elbasanit, është arrestuar një 20 vjeçar pasi ne banesën e tij janëgjetur disa municione, armë dhe plumba.

Për këtë arsye, ai është shoqëruar nëkomisariatin e policisë së Elbasanit për hetime te mëtejshme.

Ende nuk dihet nëse 20 vjeçari ka lidhje mengjarjet e mëparshme të ndodhura në Elbasan.