Tiranë: Gjendet i pajetë roja i një pallati në ndërtim, dyshohet se ka rënë nga lartësia

Roja i një pallati në ndërtim është gjetur i pajetë, në sheshpushimin e katit të dytë të këtij objekti.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme (13 gusht), në rrugën‘’Ndre Mjeda’’, në Tiranë.

Dyshohet se 50-vjeçari mund të ketë rënë nga lartësia.

‘’Më datë 13.08.2020, rreth orës 13:24, në rrugën “Ndre Mjeda”, në një pallat në ndërtim, është gjetur i pajetë në sheshpushimin e kati -2, roja i objektit  shtetasi N.B., rreth 50 vjeç, ku dyshohet se mund të ketë rënë nga lartësia’’, informon policia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhennë vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave tëngjarjes.