“Shullazi” kundër 41 BIS, avokati kërkon reagimin e Metës dhe Ramës
Avokati i Emiljano Shullazit i është drejtuar me një letërkrerëve të shtetit ku shpreh kundërshtinë për dërgimin e klientit të tij nëregjimin 41Bis. Avokati e konsideron urdhrin e Ministrisë së Drejtësisë si tëkundërligjshëm dhe njofton se do të ndiqen të gjitha procedurat për rrëzimin etij.
Por avokati i Shullazit thotë se kërkon vëmendjen dhereagimin e presidentit Meta, kryeparlamentit Ruçi dhe kryeministrit Rama përkëtë padrejtësi të madhe, sipas tij, që po i bëhet të dënuarit.
Sipas avokatit, Emiljano Shullazi nuk është dënuar për veprapenale të parashikuara për regjimin e 41Bis, ndërsa kontaktet brenda në burg meGilmano Danin, kushëririn Blerim Shullazi dhe nipin Endrit Zela, avokati Ijustifikon duke theksuar se “daja do e takojë dhe do flasë me nipin e tij, dotë kujdeset për të, e kjo nuk mund të quhet as kriminale e as ekundraligjshme”.
Ai sjell në vëmendje faktin se Emiljano Shullazi është i punësuar prej dy vitesh në bibliotekën e burgut dhe se sjellja e tij e mirë nuk justifikon vendimin për ta izoluar nga kontaktet me familjarët dhe miqtë e tij.
Emiljano Shullazi vuan dënimin me burg për veprat penale tëgjobëvënies dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal.