Alimehmeti: Shqipëria me pozitivitet 22%, ta ulim në 10%. Nëse ka shenja klinike, nuk ka rëndësi tamponi negativ, është covid
Në njëintervistë për Ora News, mjeku Ilir Alimehmeti u shpreh se Covid-19 nuk ështëshkaku i parë i vdekjeve në vendin tonë.
Ai thase 600-700 shtrimet në vit nga Covid përbëjnë vetëm 0.5% të gjitha totalit tështrimeve në vend.
Ndërsareferuar rritjes së rasteve, ai u shpreh se kjo ka lidhje me rritjen e numrit tërasteve. Alimehmeti shtoi se raporti mes testimeve dhe rasteve të reja duhetulur në 10% duke qenë se vendi ynë e ka 22%.
Ilir Alimehmeti: Covid-19 nuk është shkaku i parë i vdekjeve në vendin tonë. po ashtu, kemi vdekje në shtëpi dhe nuk raportohen si vdekje Covid. Kemi një ulje të vdekjeve krahasuar me vitin 2019 me 3%. Nuk ka pasur një incidencë Covid-i në tremujorët e dytë. Jemi duke parë vetëm një spektër të vogël të vdekjeve në Shqipëri dhe duke harruar vdekjet për shkak të sëmundjeve të tjera. Kemi 600 ose 700 shtrime në gjithë vitin me Covid dhe 116 mijë me sëmundje të tjera. Pra Covid-i për 0.5% të problematikës spitalore.
Ekziston një rritje e numrit të rasteve,por është rritur edhe numri i testeve. Kemi një raport diku te 21-22 %pozitiviteti. Pra, nëse bëjmë më shumë teste do të kemi më shumë raste. Këtë shifërne duhet ta ulim nën shifrën 10 % ashtu sikurse është rekomanduar nga OBSH. Popullatanuk është e trajnuar për përdorimin e maskës ose nuk përdor të duhurën. Kur përdoretmaska, harrohet masa e distancimit personal duke i ngjitur njerëzit me njëri-tjetrin.Keqpërdorimi i saj kthehet në risk. Jeta nuk është laborator, sepse atyfunksionin maska.
Alimehmetitheksoi se janë bërë investime vetëm në spitalet Covid në kryeqytet dhe jo nëato rajonale.
Ilir Alimehmeti: Ne kemi investuar vetëm në spitalet Covid në kryeqytet, por në spitaletrajonale nuk ka pasur thuajse investim. Italia ka pasur spitale rajonale gati. Dukeçuar raste atje spitalin Nënë Tereza mund ta kishim mbajtur të pastër, por ngaana tjetër personeli në këto spitale është më pak i aftë. Është e nevojshme qëtë trajnohen spitalet rajonale dhe të ecin në këtë drejtim. Kemi shumërekomandime të ndryshme që mund të ishin bërë, por nuk u bënë dhe prandaj jeminë këtë situatë sot.
Referuarsaktësisë së tamponit, Alimehmeti tha se ka një saktësi 70% dhe se rastet që dalinnegative, por kanë gjendje klinike të shprehur janë Covid.
Ilir Alimehmeti: Tamponi ka një sensitivitet rreth 70 %. Ky është një test screenimi dhe rezultatin e vendos diagnoza. Nëse dikush ka një test negativ, por një gjendje klinike të shprehur atëherë me Covid është, nuk është se ka një ndryshim. Nuk është tamponi që ta jep rezultatin, por mjeku që vë vulën. Pra, kur një persona ka shenja klinike si mungesë frymëmarrje dhe temperaturë, Covid është sepse nuk ka virozë të tjera vërdallë. Në këto raste duhet izolim në shtëpi.
Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti A. Kurti