Njohja si gjuhë zyrtare në Abruco, Meta: Mirëpresim njohjen e arbërishtes edhe në rajonet e tjera të Italisë
Presidenti Meta ka përshëndeturnjohjen e gjuhës arbëreshe në rajonin e Abrucos në Itali.
Meta shkruan në Facebook se ështëme rëndësi që trashëgimia arbëreshe, si pasuri e përbashkët e dy vendeve dhe popujve,të mbrohet dhe promovohet.
Meta shton se mirëpritet edhenjohjen e saj si gjuhë zyrtare të pakicave edhe në rajonet e tjera të Italisëku jetojnë arbëreshët.
Meta: Me kënaqësi të madhemora vesh lajmin se Këshilli Rajonal i Abrucos votoi sot njohjen e arbërishtessi gjuhë zyrtare të pakicave në këtë rajon të Italisë. Mirënjohje Kryetarit të Bashkisë Arbëreshe tëVilla Badessa, z. Simone Ballozo që inkurajoi dhe mbështeti konkretizimin ekëtij vendimi tepër të rëndësishëm, që i forcon edhe më shumë marrëdhëniet eshkëlqyera të Shqipërisë me Italinë.
Është me rëndësi që trashëgimia e jashtëzakonshme kulturore arbëreshe, kjo pasuri e përbashkët e dy vendeve dhe popujve tanë, të mbrohet dhe promovohet. Gjuha arbëreshe që flitet prej shekujsh duhet të vazhdojë të jetojë, ndaj ne mirëpresim njohjen e saj si gjuhë zyrtare të pakicave edhe në rajonet e tjera të Italisë ku jetojnë arbëreshët.