Demalia: Sulmi ndaj RTV Ora, luftë psikologjike, sot heqin rojet, nesër SPAK sjell edhe gazetarët e vet
Në një intervistë përOra News, analisti Ilir Demalia u shpreh se veprimet e SPAK-ut kundrejt TV Oravihen në pikëpyetje.
Për Demaliajn egjitha kjo bëhet për luftë psikologjike, pasi sipas tij, shumë gazetarë kanëfrikë se mund të hiqen nga puna.
Demalia: Ora News ishte bërë shqetësuese për bashkinë e Tiranës duke luajturrolin e vete si media. Këto veprime kanë vënë në pikëpyetje edhe veprimet eSPAK. Hetimi nuk duhet të bëhej në këtë mënyrë. I gjithë qëllimi është që të shkatërrohenkëto dy televizione. U bëhet goditje edhe gazetarëve që nuk merren me trafiqedroge. Gazetarët janë të frustruar dhe kjo është normale, se është shqetësuese qëtë shohësh njerëz me armë. Çfarë janë ata njerëz aty, cfarë janë ata gazetarë, qendrae Al-Qaedës është aty? Kjo bëhet për një luftë psikologjike.
Shumë gazetarë më kanë thënë se kanë frikë dhe nuk dinëse si të veprojnë sepse edhe ata kanë familje. Nuk dinë ç’të bëjnë sepse kanëfrikë se mund të hiqen nga puna. Unë jam që të goditet krimi, por jo në këtë mënyrëtë shëmtuar. Nuk zgjidhen gjërat duke goditur një media duke forcuar pozitat e mazhorancës.Shoqëria civile dhe opozita duhet të ishin më aktivë këtu. po ashtu duhet tëishin aktivë edhe shoqatat e gazetarëve.
Demalia tha se nëseSPAK do të ishte kaq i ndershëm të fillojë nga politikanët dhe nga gjithëmediat dhe portalet në vend.
Demalia: Duan të sjellin roje të reja duke i paguan me paga të larta nga paratëe RTV Ora. Po ashtu, me këtë logjikë, SPAK-u meqë është duke hetuar, të sjellëedhe gazetarët e vet. Rojet ishin pjesë e televizionit. Sot zëvendëson rojet, nesërgazetarët dhe pastaj pronarët e dalëngadalë nuk ka më ORA. Nëse SPAK-u do tëishte kaq i ndershëm, le ta fillonte nga shteti. Të bëjë SPAK-u transparencën egjithë medieve, gjithë portaleve, se nuk bëhen fitime me portale. Lejet e ndërtimitnë Tiranë janë për të pastruar paratë. Sa do SPAK-u? T’i jap unë 100 emra qënuk ka nevojë që të gërmosh se janë të dukshëm. Siç duket SPAK ka qëllim shkatërrimine medias për shërbim ndaj Ramës.
Ai shtoi se televizionete tjera janë të kapura nga investimet e lidhura me shtein dhe Rama u shqetësua seOra News kishte fjalën e vërtetë.
Demalia: Rama u shqetësua se kishte fjalën e të vërtetës dhe po rritej, ndërsa televizionet e tjera janë të kapur me investimet që marrin nga shteti. Shihni nga i marrin paratë! Nga ana tjetër nuk ka të drejtë që pa mbaruar hetimet që të godasë linjën editoriale të Ora News. Nuk mund të jesh fajtor deri në momentin që shpallesh fajtor, se SPAK ka bërë shumë gafa. Unë nuk jam kundër SPAK, por kundër mënyrës se si vepron SPAK. SPAK-u të fillojë me politikën nëse do t’ia presë kokën gjarprit. Se si ka mundësi që të marrin shtëpi 1 milionë dollarë këta me ato rroga? Këtu po mundohet që t’i merret zëri i lirë një televizioni.
Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti A. Kurti