Ja zona ku do të bëjë eksplorimin anija turke, zonë e debatueshme me Greqinë

Anija e eksplorimit Orus Reis ka nisur aktivitetin në shelfin kontinental të shpallur nga OKB. Në Greqi ka pasur një bujë të madhe për shkak të aktivitetit të saj” shkruan Cagatay  Erciyes, një zyrtar i ministrisë së jashtme turke.  

Ndërkohë Ministria e Jashtme ka publikuar foto të hartës ku po bëhen eksplorimet.

Ai shkruan se Greqia ngre shqetësimepër shkak të një ishulli 10 km katror, të quajtur Kasterlorizo, që ështëlokalizuar 2 km larg Turqisë dhe 580 km larg Greqisë.

Greqia pretendon se ka të drejta detare mbi këtë ishull të vogël duke pretenduar të ndalojë anijen Orus Reis dhe të vendosë bllokadë Turqisë në Mesdheun Lindor, vijon ai ne postimin në Twitter.

:"Ky pretendim maksimalist është i papajtueshëm me të drejtën ndërkombëtare dhe është në kundërshtim me parimin e barazisë. Sidoqoftë Greqia po i kërkon BE dhe SH.B.A. të mbështesin këtë pretendim dhe të bëjnë presion ndaj Turqisë për të ndaluar aktivitetet e saj ligjore në det të hapur. Kjo është e papranueshme," tha zyrtari i Ministrisë së Jashtme turke

Dy vendet kanë mosmarrëveshje për shkak të pretendimeve territoriale mbi burimet e hidrokarbureve në rajon.