Përmbytjet në Greqi, 7 jetë të humbura, mes tyre dhe një foshnjë 8-muajshe
Përmbytjet në Greqi kanë lënë pas viktima dhedëme të shumta. Sipas autoriteteve, qindra mijë banorë mund të kishin rrezikuarjetën po të tentonin të evakuonin banesat e tyre në mesin e shirave të rrëmbyerdhe stuhive.
Një shtrëngatë e madhe që shpërtheu fundjavëne kaluar në ishullin grek të Evias ka lënë të paktën 7 viktima dhe dëme tëpallogaritshme.
Autoritetet thanë se 3 jetë të humbura uregjistruan në fshatin e Politikës dhe katër banorë në fshatin e Amfiteas dhe nëEvian Qendrore.
Mes viktimave ishte edhe një foshnjë 8-muajshee cila u dërgua me ambulancë në spital por nuk mbijetoi, ndërkohë që dy tëmoshuar të moshës 85 dhe 86 vjeç u gjetën pa shenja jete në banesën e tyre të përmbytur.
Trupi i një tjetër 70-vjeçari u gjet në detdhe mendohet se i përket një banori të fshatit të Burcit që ishte shpallur izhdukur pak orë më herët, i tërhequr nga ujërat e rrëmbyer.
"Mbetëm në baltë që nga ora 6 e mëngjesit.Nuk bëja dot gjë e vetme. Hipa mbi tavolinë për të shpëtuar veten," tregonbanorja e një zone në verilindje të Athinës.
Kushtet e vështira kanë bërë që disa banorë tëevakuoheshin vetëm nëpërmjet helikopterëve, ndërsa me qindra telefonata iudrejtuan shërbimit zjarrfikës për pompa thithëse pasi shumë banesa privateishin zhytur në ujë si pasojë e daljes nga shtrati të një prej lumenjve lokalë.
Meteorologët parashikonin rreth 63 mm shi në24 orët e fundjavës, por reshjet raportohet se arritën një maksimum prej 350 mmnivel brenda 6 orëve.
Banorët kritikuan autoritetet se pasojat nëjetë njerëzish mund të ishin shmangur nëse do të ishte vënë në funksion sistemii emergjencave për evakuimet, por sipas zv.ministrit të Mbrojtjes, NikosHardalis, evakuimi në këto rrethana do të kishte qenë fatal për gati 1 milionqytetarë.
Ministria e Shëndetësisë ka dërguar një ekip psikologësh dhe psikiatrish për t'u ardhur në ndihmë komunitetit të prekur nga katastrofa e fundit natyrore.
