Turqia dërgon anijen e eksplorimit në zonën e diskutueshme me Greqinë, e shoqërojnë 4 anije luftarake
Përshkallëzohen tensionit greko-turke për shkak tëplaneve të Turqisë për të kërkuar naftë dhe gaz natyror në rajonin e Mesdheutlindor, një veprim që Greqia e konsideron të paligjshëm.
Ministrja e Mbrojtjes turke deklaroi sot fillimin e misionit për kërkimet në Mesdheun lindor me anijen sizmografike turke Oruc Reis. Anija e shoqëruar nga katër anije luftarake turke, tashmë ka mbërritur në zonën e operimit bëri të ditur të hënën ministria Turke e Mbrojtjes. Në twitter u postuan foto të anijes dhe anijeve luftarake shoqëruese.
Nga autoritetet turke thuhetse anija Oruc Reis do të veprojë në zonë gjatë dy javëve të ardhshme.
Forcate armatosura turke kanë ndërmarrë të gjithë masat e nevojshme sa i takonvendosmërisë për të mbrojtur të drejtat, interesat tona nën ligjin ndërkombëtarnë zonën tonë detare” tha ministri i mbrojtjesturke në një deklaratë.
Kryeministri GrekKyriakos Mitsotakis kryesoi një takim të këshillit qeveritar për çështje tëmbrojtjes i cili shqyrtoi "mënyrate reagimit ndaj provokimit turk", tha zyra e kryeministrit konservator.
Nga ana e saj Ministria eJashtme greke bëri një deklaratë të ashpër ku thuhet se Greqia nuk do tëpranojë asnjë shantazh, do të mbrojë të drejtat e saj sovrane dhe i bën thirrjeTurqisë t’u japë fund menjëherë veprimeve të saj të paligjshme që dëmtojnëpaqen dhe sigurinë në rajon.
Nga ana tjetër Ministria ePunëve të Jashtme të Turqisë tha se vendi ka kapacitetin dhe aftësinë për tëshkatërruar aleancat e liga të formuara kundër saj në Detin Mesdhe, transmetonAnadolu Agency (AA).
Vërejtjet e Ankarasë zyrtareerdhën si përgjigje ndaj deklaratës së Ministrisë së Punëve të Jashtme tëGreqisë që i kërkonte Turqisë të përfundonte aktivitetet e saj në Mesdhe.
Dy vendet kanë mosmarrëveshje për shkak të pretendimeve territoriale mbi burimet e hidrokarbureve në rajon. Studimet sizmike janë pjesë e punës përgatitore për mundësinë e eksplorimit të hidrokarbureve, Turqia kishte pezulluar aktivitetet e saj të kërkimit sizmik në Mesdhe por Erdogan njoftoi per punen eksploruese pasi Egjipti dhe Greqia nënshkruan një marrëveshje të enjten e kaluar për përcaktimin e një zone ekskluzive ekonomike midis dy vendeve në Mesdheun lindor të cilën Ankaraja e quan “marrëveshje të diskutueshme”. Turqia thotë se kjo marrëveshje shkel shelfin e saj kontinental dhe të drejtat detare.
Ndërkohësot Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan thase Turqia është gjithmonë e gatshme të zgjidhë çështjen e Mesdheut Lindorpërmes dialogut mbi baza të drejta, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Ne jemi gjithmonë këtudhe të gatshëm për të zgjidhur konfliktet përmes dialogut mbi baza tëdrejta", tha Erdoğan, pas takimit të kabinetit të mbajtur në Ankara.
Presidenti i Turqisëgjithashtu u bëri thirrje vendeve të Mesdheut të bashkëpunojnë në gjetjen e"një formule të pranueshme që mbron të drejtat e të gjithëve".
"Në asnjë mënyrë Turqianuk do të pajtohej me ndonjë iniciativë duke u përpjekur ta mbyllte vendin nëbrigjet e saj, duke injoruar territorin e gjerë turk", tha Erdoğan.
"Turqia do të vazhdojëtë zbatojë planet e saja në terren dhe diplomaci derisa një sens i përbashkëttë mbizotërojë mbi çështjen (e Mesdheut Lindor)", shtoi ai, citon agjenciaanadoly