Mali i Zi shpreson se rusët mund të shpëtojnë sezonin e tij turistik

Plazhet përgjatë brigjeve të Adriatikut të Malit tëZi, të mbushura normalisht me turistë në gusht, ishin kryesisht bosh javën ekaluar, e kjo për shkak të pandemisë së koronavirusit që po dëmton ekonominë evendit.

Të ardhurat nga sezoni turistik i verës pritet tëulen me rreth 90% nga 280 milion euro (330 milion dollarë) në vitin 2019.Turizmi përbën më shumë se 20% të ekonomisë së Malit të Zi.

Në bregdetin e Budvës shihen kafet me shumë pak njerëzdhe larg njëri-tjetrit. Restorantet janë të boshatisura.

"Qarkullimitani është rreth 12% në krahasim me të njëjtën datë të vitit të kaluar," tha Krsto Niklanovic, një pronarrestoranti për Reuters.

Për të shpëtuar sezonin, Mali i Zi ,javën e kaluarhapi kufijtë për rusët, të cilët zakonisht përbëjnë një të tretën e 2.6 milionturistëve që vizitojnë çdo vit. Rusia duhet të miratojë masa reciproke përparase turistët e saj të fillojnë të vijnë.

Lidhjet midis Podgoricës dhe Kremlinit u shkëputënpasi Mali i Zi u bashkua me NATO-n në vitin 2016, por rusët ende zotërojnë rrethnjë të tretën e të gjitha kompanive të huaja dhe pasurive të patundshme nëvend.

Zeljka Radak-Kukavicic, kryetarja e OrganizatësTuristike në Mal të Zi, tha se ardhja e rusëve do ta ndihmonte vendin.

"Unëbesoj ... ne do të arrijmë të paktën të minimizojmë efektet e shtatë muajve tëmëparshëm," tha ajo.

Mali i Zi në mars mbylli kufijtë, aeroportet dheportet detare, dhe ndaloi tubimet publike dhe aktivitetet në natyrë.

Deri më tani vetëm 3,618 njerëz janë infektuar me koronavirus dhe 64 kanë vdekur.