Covid në Kosovë: 14 viktima dhe 172 raste të reja, nga sot teste edhe në laboratore private
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Gusht 2020, 15:26
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) karegjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë 172 raste të reja me koronavirusin eri, pas marrjes së 506 mostrave.
Ndërkohë, kanë humbur jetën 14 persona, duke eçuar numrin total të viktimave në 341.
Sipas të dhënave të këtij Instituti, janëregjistruar edhe 114 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktiveaktualisht janë 4,020.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e parame koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 10,419 tëprekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.
Nga dita e hënën, përveç IKSHPK-së, teste përkoronavirus do të kryejnë edhe disa laboratore private.