Marrëveshja e detit, KASH: Ministri i jashtëm ka pohuar se Greqia do të kërkojë rifillimin e negociatave
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar në lidhje me mbi përgatitjet për bisedimet mbi një Marrëveshje Deti me Greqinë.
Këshilli bën me dije ministrii Jashtëm grek, Zoti Dendias ka pohuar publikisht se Greqia do të kërkojërifillimin e negociatave për një Marrëveshje mbi Detin dhe me Shqipërinë,
“Nisur nga rëndësia dhe referenca e veçantë që ka për vendintonë, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë po ndjek me vëmendje dhe përparësidemarshet më të fundit intensive të diplomacisë greke lidhur me përcaktimin eZonave Ekskluzive Ekonomike detare me disa vende. Së fundmi, më 6 Gusht ajopërfundoi negociatat për një Marrëveshje të tillë me Egjiptin ndërsa më 8Qershor e ka nënshkruar me Italinë; ndërkohë, është në proces bisedimesh meIzraelin, Qipron, Libinë, etj.
Po ashtu, disa ditë më parë, liderët më të lartë grekë dheturq shprehën në parim gatishmërinë për rifillimin e bisedimeve ndërmjet tyrelidhur me përcaktimin e Zonave Ekskluzive Ekonomike në Detin Egje dhe nëMesdheun Lindor. Në këtë kuadër, në Qershor dhe disa ditë më parë, Ministri iJashtëm grek, Zoti Dendias ka pohuar publikisht se Greqia do të kërkojërifillimin e negociatave për një Marrëveshje mbi Detin dhe me Shqipërinë,pas anulimit nga Gjykata Kushtetuese më 2010 të Marrëveshjes së nënshkruarme 2009 dhe dështimit të dy tentativave të tjera më 2017/2018.”
KASH i kërkon qeverisë dhe tëdiplomacisë për ta vlerësuar drejt e në kohën e duhur këtë moment të ripërcaktues në marrëdhëniet me Greqinë.
“Më këtë rast, duke marrë shkas nga mungesa e transparencëspublike mbi këtë çështje me ndjeshmëri të jashtëzakonshme politike dhe publike,KASH i kërkon qeverisë dhe të diplomacisë sonë për ta vlerësuar drejt enë kohën e duhur këtë moment të ri përcaktues në marrëdhëniet me Greqinëfqinje. Kjo kërkon gjithashtu të jemi të përgatitur me kohë, me alternativa tëpërditësuara konkrete dhe bindëse, të bashkërenduara me të gjitha institucionetmë të larta dhe instancat e tjera përkatëse. Për këtë qëllim, nevojitet tëfillojnë sa më shpejt në formatet e duhura konsultimet, shkëmbimi i ideve dhemendimeve profesionale mbi alternativat paraprake me grupet e ekspertëve, paparagjykime partiake, politike apo të tjera, në fushat juridike, ekonomike,ushtarake, teknike, të sigurisë, etj.”
KASH propozon krijimin e një ekipitë ri negociator gjithëpërfshirës, kompetent dhe i specializuar për këtoçështje.
“Mbi atë bazë, mund të bëhet mbi kritere më objektivepërzgjedhja dhe krijimi i një ekipi të ri negociator gjithëpërfshirës,kompetent dhe i specializuar për këto çështje. Padyshim që njohja mepërmbajtjen e marrëveshjeve që Greqia ka bërë e po bën me vendet elartpërmendura është me rëndësi të dorës së parë. Gjithsesi, kërkohet kujdespër të shmangur kopjimin dhe referencat mekanike, duke mbajtur mirë nëkonsideratë kushtet dhe rrethanat tona si dhe specifikat teknike, tregtare, tësë drejtës ndërkombëtare të detit, etj. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarëthekson me këtë rast se debatet, diskutimet dhe sugjerimet e ndryshme mbi njëmarrëveshje të mundshme nuk ka përse të bëhen me nxitim. KASH thekson senegociatat e ardhshme për këtë Marrëveshje, me një problematikë të gjerëaspektesh tejet të koklavitura dhe konkrete, janë me rëndësi të madhe përinteresat e vendit tonë; po aq të rëndësishme janë ato për marrëdhëniet dhebashkëpunimin dypalësh me Greqinë fqinje. Gjithashtu, përcaktimi dhe ecuria ekëtij procesi mund të ketë ndikimin e vet dhe në procesin historik tënegociatave për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian. Dihet tashmëse sheshimi i problemeve ekzistuese me vendet fqinj është një ndër kushtetkryesore politike dhe diplomatike, për çdo vend kandidat për anëtarësim ne BE.”
Së fundmi. KASH bën me dijese ky organizëm është i hapur dhe shprehet i gatshëm të japë ndihmesën e vet nëkëtë proces.
“Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh bindjen dhe besiminse qeveria dhe diplomacia shqiptare do të intensifikojnë punën dhe përgatitjetpërkatëse, duke e shoqëruar këtë proces me transparencën dhe informimin e duhurpublik, natyrisht brenda rregullave dhe etikës diplomatike. Së fundi, meqenësenë Këshillin tonë ka ambasadorë të njohur, profesorë dhe ekspertë me njohje dhepërvojë të gjatë në trajtimin e çështjeve komplekse të së drejtës ndërkombëtarembi Detin, KASH është i hapur dhe shprehet i gatshëm të japë ndihmesën e vet nëkëtë proces.”