Schutz: Liria e shtypit dhe e medias shumë e rëndësishme në procesin e pranimit

Sussane Schutz, drejtoresha gjermane për Ballkanin Perëndimor kërkon nga Shqipëria të avancojë me reformat dhe të garantojë lirinë e medieve vendase nëse synon vërtet integrimin në BE dhe demokracinë. Ish-ambasadorja e Gjermanisë mendon se gjyqësori është pjesërisht jofunksional.

Gjermania muajin e kaluar mori përsipërpresidencën gjashtëmujore të Bashkimit Europian dhe tashmë pret progres konkretpolitik nga Shqipëria për sa i përket negociatave me Brukselin.

Ish-ambasadorja gjermane në Tiranë, SussaneSchutz, aktualisht drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtmegjermane, thotë se reformat në sistemin e drejtësisë si edhe reforma në ligjinzgjedhor janë identifikuar si kushte prioritare nga Gjermania dhe BE-ja.

Në një intervistë për portalin investigativ"Balkan Insight", Schutz pranon se reforma në drejtësi apo vetingumbeten sfidë edhe pse të miratuara katër vite më parë, duke e bërë pjesërishtjofunksionale shtyllën legale të vendit.

Ështënjë proces i gjatë dhe i ndërlikuar, i cili ka çuar përkohësisht edhe në njëmosfunksionim të pjesshëm të gjyqësorit. Megjithatë, ne jemi të bindur se nukka asnjë alternative për këtë proces thelbësor. Pasi të përfundojë, sundimi iligjit në Shqipëri do të forcohet në të mirë të popullit shqiptar."

Reforma zgjedhore është një tjetër kërkesë eBrukselit që ka mundur të marrë zgjidhje vetëm së fundmi, por për Gjermaninëshqetësim mbetet qasja e qeverisë shqiptare ndaj medies, dhe përkatësishtprojektligji i saj për rregullimin e hapësirës informative digjitale, të faqeveonline.

Ish-ambasadorja Schutz e sheh lirinë e medievesi themel të demokracisë, dhe se legjislacioni i ri dhe mungesë e organeve tëpavarura në rastin e AMA-s, shkojnë përkundër kësaj fryme.

"Raportii fundit i përkohshëm i Komisionit Europian me të drejtë e cilësoiprojektligjin si si të mangët në fusha të caktuara dhe jo plotësisht nëpërputhje me standardet e BE-së dhe praktikat më të mira në lidhje me lirinë eshtypit dhe medias. Përmirësimi i ligjit në këto aspekte do të ishte një hapinkurajues në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së."

Kapitulli 23 për sistemin gjyqësor dhe tëdrejtat themelore, së bashku me lirinë e medies, shihet si një nga dy kapitujtmë të rëndësishëm që pritet të përcaktojë ritmin e avancimit të Shqipërisëdrejt familjes europiane.

Për rajonin, ndërkaq, Gjermania dhe Brukselido vijojnë ta mbështetin sidomos tani në këtë periudhë pandemie, por edhe përtemat si emigracioni teksa sfidë e ngutshme mbetet edhe progresi i dialogutKosovë-Serbi, për të cilin Berlini shfaqet i vendosur ta përmbyllë së shpejti.