Aksident me vdekje në Fier, kalimtari përplaset nga dy makina njëra pas tjetrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Gusht 2020, 22:59
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në by pass-in e Fierit, në afërsi të fshatit Baltës.
Viktima mësohet se është i seksit mashkull, identiteti i të cilit nuk dihet ende.
Dyshohet se fillimisht kalimtari është shtypur nga njëautomjet e më pas është përplasur nga një tjetër makinë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Po punohet për identifikimin e viktimqs dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
