Tiranë, ktheu banesën në "dyqan" për shpërndarje droge, i zbulojnë mbi 1 kg heroinë
Një sasi prej 1 kg 75gram lëndë narkotike heroinë është sekuestruar në kuadër të operacionit “Porosia”.
Në praga ka rënë 31 vjeçari E.Z banues në Tiranë.
Nga ana e Seksionitpër Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3Tiranë, janë siguruar informacione në rrugë operative se në një banesë nërrugën “Asdreni”, kishte një sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojitheroinë dhe personat që e dispononin ua shisnin shpërndarësve sipas porosive qëbënin.
Mbi bazën e këtyreinformacioneve, nga ana e punonjësve të Policisë të Komisariatit të PolicisëNr. 3 Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në rrugën“Asdreni”, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit E. Z., ku Policia gjetidhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 kg e 75 gr. lëndë narkotike tëdyshuar heroinë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje, 1aparat celular dhe një automjet ” Informon policia.
Vazhdon puna intensive për zbardhjen e plotë të veprimtarisëkriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranëGjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, përveprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.