Plagosi babë e bir me thikë pas konfliktit dhe u arratis me biçikletë, arrestohet 35-vjeçari në Fushë Krujë
Babë e bir janë plagosur mbrëmjen e sotme me thikë në fshatin Larushk të Fushë Krujës.
Sipas raportimeve të para, të plagosurit kanë qenë në një dasmë afër Urës së Gjolës.
Ata janë nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim.
"Më datë 09.08.2020, rreth orës 21:00, në fshatin Larushkë, Fushë Krujë, pas një konflikti të çastit janë plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit Sh.S., 58 vjeç dhe A.S., babë e bir, të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve" njoftoi policia.
Si rezultat i reagimit tëshpejtë policia bëri të mundur kapjendhe shoqërimin e autorit të ngjarjes i identifikuar si shtetasi E.H., 35 vjeç.
Pas ngjarjes ai ishte larguarme biçikletë, por u kap gjatë ndjekjes nga Policia.
Në cilësinë e provësmateriale u sekuestrua thika dhebiçikleta me të cilën autori u largua.
Materialet do ti kalojnëProkurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme.