Laprakë: Nëna gjendet e pajetë në banesë, shoqërohet në polici djali

Një 67 vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në zonën e Laprakës.

Trupi i Veronika Ramadanit është dërguar në morg për tiu nënshtruar ekspertizës mjeko ligjore për të vërtetuar nëse kemi të bëjmë me një vrasje apo vdekje natyrale.

Mjekësia ligjore ka rezultuar se vdekja ka qenë natyrale.

Sot në mëngjes është shoqëruar dhe djali i saj, Julian Zisi për tu marrë në pyetje. Pas marrjes së deklarimeve ai është lënë i lirë dhe aktualisht ndodhet tek morgu i spitalit.

Fqinjët jashtë kamerave thonë se 45-vjeçari, i cili është person me aftësi të kufizuara mendore ishte shumë i dhunshëm me nënën e tij dhe çështja e tyre ka shkuar më shumë se 4 herë në Polici. Viktima kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor kohet e fundit dhe kishte halucinacione.

Ata gjithashtu shprehen se Veronika shpesh trokiste në mes të natës në dyert e tyre e kërkonte ndihmë, pasi shikonte persona që përpiqeshin ta grabisnin.

Ne foto: Lagjja ku banonte gruaja qe humbi jeten