Tragjedia në Mat, i moshuari në përpjekje për të pastruar tokën i vë zjarrin shtëpisë, vdes nga asfiksia

Një79-vjeçar në Mat ka humbur jetën nga asfiksia. Ngjarja ka ndodhur në fshatinPujkë, ku shtetasi H. K., banues në qytetin e Burrelit, dyshohet se kandezur një zjarr për pastrimin e tokës së tij në fshat dhe si pasojë epërmasave të mëdha të zjarrit, është djegur edhe banesa e pa banueshme e tij.

H. K., në përpjekje për të shuar zjarrin dyshohet se ështëasfiksuar nga tymi dhe për pasojë  ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po hetojnë përzbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, apelon për të gjithëbanorët e qarkut që në asnjë rast të mos kryejnë pastrime me anë të djegies,duke rrezikuar jetën dhe pronën e tyre dhe të banorëve përrreth.

Policia fton qytetarët që të njoftojnë në numrin 112 apo nëKomisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies duke ju garantuar anonimat tëplotë dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.