Mjeku Ilir Allkja: Ministria e Shëndetësisë të lërë shfaqet me figurantë, të trajnojë mjekë e infermierë për kujdes intensiv
Mjeku i QSUT, Ilir Allkja, shpreh shqetësimin përrastet në rritje me koronavirus.Sipas tij, kemi një situatë të rënduar, jashtëkontrollit, me shifra në rritje ditë pas dite.
Allkja: Ka shumë kërkesa,qindra qytetarë që kërkojnë asistencë për familjarët e tyre që kanë shenja të ngjashme me Covid 19.Për 130 raste pozitive të zbuluar gjatë një ditë janë 1300 pas.
Në një intervistë për Ora News, mjeku shpreh shqetësimin përmungesën e burime njerëzore dhe pajisjeve mjekësore.
Allkja: Jemi një vend ivarfër, që investon shumë pak në shëndetësi. Vetëm 2.8% e të ardhurave kombëtareshkojnë për sistemin shëndetësor, dhe ato 2.8% qepen në mënyrë barbare me koncesionetë dyshimta dhe korruptive. Me shumë gjasa mund ti hapim dy spitalet e tjera.Duhet të jemi gati. Por edhe nëse u bënë gati a i kemi ne burimet njerëzore përtë pajisur dy spitalet?Kjo është sfida. Pamë një shfaqje dje të Ministres me 50figurantë, infermierë të gatshëm të punonin në spitalin Infektiv, është për tupërshëndetur, ne kemi nevojë për shpresë, për të pasur besim te sistemi jonë ivarfër dhe i vjedhur shëndetësor.
Defiçencën e Shqipërisë me staf mjekësor e ka ngritur edheBanka Botërore në raportin e saj.
Në gjykimin e mjekut Allkja, Ministria e Shëndetësisë ështëe vonuar pasi duhet të kishte nisur me kohë trajnimin për kujdes intensiv tëqindra infermierëve dhe dhjetëra mjekëve.
Allkja: Që ka mungesë mjekësh e ka shprehur në raportin e saj dhe BB, Shqipëria është shumë poshtë mesatares së Ballkanit. Nuk është sekret që ka mungesë mjekësh, janë 1.2 mjekë për 1000 banorë. Greqia e ka 5 mjekë për 1000 banorë. Në mjekë reanimatorë domosdoshmërisht kemi mangësi, kemi mangësi në mjete. Në punën time përdor një oksimetër që e kam blerë vetë se ai i punës është dëmtuar para disa muajsh dhe nuk e kanë zëvendësuar. Ndërkohë që këto pajisje duhet të jenë pa kursim, duhet tu shpërndahen mjekëve të familjes, infermierëve.Qeveria duhet të tregohet transparente, të mos japë shfaqje me figurante por duhet të kishte filluar trajnimin për kujdes intensiv të qindra infermierëve dhe dhjetëra mjekëve.
Në intervistën për Ora News, mjeku bëeri një vështrim të përgjithshëm të situatës së pandemisë.
Simptomat e Covid- 19
Tipike është humbja e shijes, nuhatjes, dhimbja e fytit,temperatura. Kur shfaqen komplikacionet janë kolla, vështirësia në frymëmarrje.Kur gjendja agravohet më tej shfaqen shenja të tjera që na detyrojnë tidrejtojmë në një nga spitalet Covid të sëmurët për të marrë ndihmën especializuar.
S'ka moshë përkoronavirus
Nëse në fillim thuhej se koronavirusi prek vetëm të moshuarit,tani nuk ka dallim moshe. Personalisht kam pasur pacientë bebe 6 muajsh deri tëmoshuar 90-vjeçarë. Nuk ka një grupmoshë të caktuar që është target iinfeksionit, preke të gjitha moshat dhe për fat të keq edhe raste fatale kemipasur te të gjitha moshat.
Preken edhe njerëzit pasëmundje bashkëshoqëruese
Absolutisht ka dhe nuk ka vend për trimëri. Meqë dikush mundtë ndihet i ri, i fortë dhe pa probleme shëndetësore të bëjë trimin paravirusit.
Testet serologjike nëlaboratorët privatë
Është një mundësi më shumë. Duhet të mundësohen të gjithaanalizat rreth testimet të Covid-19.
Tamponët fals negativ
Është sfidë më vete, varet që te marrja e tamponit,konservimi.Flitet që 20-30% e rasteve dalin falso negativ ose pozitiv por nuk ështëe sigurtë.Ka një marzh të lartë gabimi. Kemi shifra alarmante se nuk bëhen shumëtestime, matemi me vendet afrikane.
Vaksina antigrip
Vaksina antigrip është bërë një rutinë për çdo fillim stinetë ftohtë.Rekomandohet por personalisht kam një përvojë të keqe se dy herë që ekam bërë atë vaksinë, dy herë jam sëmurë. Herë tjetër nuk e kam aplikuar dhe kamkaluar një dimë të rehatshëm.
Kthimi në shkolla, rrezik?
Mbetet për tu gjykuar në vjeshtë, është një diskutim në tëgjithë botën. Së pari vjen shëndeti. Mësimi ndoshta do të vazhdojë online,ndoshta mund të vazhdojë me klasa më të vogla. Për fat të keq kemi mungesa edhenë ambiente shkollore, në Tiranë kemi klasa me mbi 40 veta.Kemi ambiente të mangëta,shumë shkolla në Tiranë janë në ndërtim e sipër, nuk kemi ambiente për tëruajtur distancimin fizik. Ruajtja e shëndetit të fëmijëve duhet të prevalojëmbi të gjitha, duhen gjendur metoda të tjera.
Më mirë ta mbivlerësojmë,sesa ta nënvlerësojmë virusin
Edhe gripi i zakonshëm demton shëndetin.Epidemia e koronavirusit duhet të na shkundë fort dhe të na shtyjë për një mënyrë tjetër jetese. Duhet ruajtur distancimi fizik, të mbahen maskat në ambjente të mbyllura dhe të zgjidhet me kujdes maska.Duhet të ruhemi, më mirë ta mbivlerësojmë sesa ta nënvlerësojmë.
Intervista në studio me gazetaren Siklajda Shorja, përgatiti për online Besjana Kuçana