Hidhet me parashutë nga qafa e Llogarasë, 39-vjeçari nga Tirana përfundon në përrua
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Gusht 2020, 18:55
Një 39-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi udhëtimi i tij meparashutë përfundoi me aksident. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:46 të kësaj tëdiele.
Policia thotë se "në Qafën e Llogarasë është hedhur meparashutë shtetasi L. A., 39 vjeç, banues në Tiranë dhe është rrëzuar nëpërroin e fshatit Palasë".
Për pasojë ai ka marrë disa dëmtime në trup dhe po merrndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Policia po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale nëlidhje me rastin.