Si u shkatërrua "Syri i Ciklopit", uji i pastër kristal është shndërruar në një kënetë nga inertet

Kështu ishte dikur "Syri i Ciklopit" (shikoni videon), një ndër bukuritë e vendit tonë. Rreth 4 km larg nga Krraba, turistë të shumtë shkonin për ta vizituar këtë perlë.

Sot "Syri i Ciklopit" është i ndotur nga inertet qëvinë nga Hidrocentralet që përfundojnë në gropën e ujit.

Punimet në Hidrocentral e kanë shëndrruar në kënetë ujin e"Syrit të Ciklopit" që dikur ishte i pastër si kristal.

Infrastruktura lë shumë për të dëshiruar, në një terren shumëtë vështirë, pa rrugë, për të shkuar te "Syri i Ciklopit" duhet mëshumë se 1 orë për të shkuar në këmbë.

Tabelat orientuese të vetme ishin shënimet që kishin lënëturistët.

Teksa kërkonte një mandat, kryebashkiaku Erion Veliaj upremtoi banorëve të Krrabës që do ti kushtonte një vëmendje të veçantë"Syrit të Ciklopit", por prej gati 5 vitesh në drejtimin e bashkisëTiranë, Veliaj duket se kujtohet për periferinë vetëm në kohë fushate.