Dy aksidente në Vlorë, humb jetën 25-vjeçari nga Korça, plagoset këmbësorja
Dy aksidente janë shënuar në harkun e pak minuta në Vlorë,ku për pasojë ka humbur jetën një i ri dhe është plagosur një tjetër.
Rreth orës 16:00, në aksin rrugor pranë fshatit Fushë Dukat, shtetasi Renato Shpata, 25 vjeç, banues në Korçë duke drejtuar automjetin tip "Seat" shoqëruar me dy pasagjerë të tjerë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin anësor të rrugës.
Si pasojë e përplasjes drejtuesi 25 vjeçar ka marrëdëmtime të rënda dhe është transportuar në Spitalin e Vlorës, ku më pas kandërruar jetë.Dy pasagjerët e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë te Zona e Kapeles në Vlorë, automjeti me targë "AD798T" ka përplasur një këmbësore e cila është dërguar me ambulancë drejt spitalit.
Këmbësorja ka qenë duke kaluar rrugën,teksa automjeti eka goditur.Policia ka arrestuar drejtuesin e makinës pasi ishte nën efektin ealkoolit.