Amnistia "kap" 1.1 milion euro në kufi, vetëm në korrik u kapën mbi 345 mijë euro dhe paund

Sezoniveror dhe ardhja e emigrantëve ka shtuar tentativat në pikat kufitare të venditpër të kaluar para të cilat nuk deklarohen. Vetëm gjatë muajit korrik deri mëtani janë kapur mbi 345 euro dhe paund, shifër e cila është sa gjysma e totalittë kapur në gjashtë muajt e parë të vitit.

Propozimi i Qeverisë për të miratuar amnistinëfiskale për të gjithë ata qytetarë që kanë para të padeklaruara ngaemigracioni, ka shtuar përpjekjet e emigrantëve për të futur në kufi shuma tëkonsiderueshme eurosh, paund dhe franga.

Vetëm gjatë muajit korrik dhe ditët e para tëgushtit në pikat kufitare janë tentuar të futen mbi 345 mijë euro, paund dhefranga zvicerane.

Rastet janë konstatuar në Rinas, portin eDurrësit, Morinë, si dhe Kakavijë.

Ndërkohë që 6 muajt të parë të vitit, sipasburimeve të policisë, mësohet se në Rinas Kakavijë Kapshticë dhe Durrës janësekuestruar mbi 800 mijë euro.

Policia veçon dhe një rast tjetër kur në vendintonë u tentua të futej shuma prej 500 mijë eurosh, e cila vinte nga Italia.

Për të gjitha këto raste të mosdeklarimit të tëardhurave në kufi, policia e shtetit thotë se ka proceduar mbi 20 persona.

Burime nga policia bëjnë me dije se kjo tentativënë rritje për sjelljen e parave të padeklaruara drejt vendit tonë, lidhet meamnistinë fiskale që pritet të miratohet në muajt në vijim, ndërkohë qëemigrantët kanë zgjedhur sezonin e verës për t'i futur paratë në Shqipëri.

Në shumë prej rasteve të raportuara nga policia,krahas parave, ka patur dhe sende të tjera me vlerë, të cilat janë sekuestruarpo ashtu nën cilësinë e provës materiale.