Bulqizë, organizoi dasmë në oborrin e shtëpisë, gjobitet me 1 mln lekë

Pavarësishtse qeveria ka vendosur për ndalimin e muzikës dhe organizimin e grumbullimevemasive nëpër lokale, kjo duket se nuk po zbatohet.

Një shtetasnë Bulqizë u gjobit me vlerën 1 milionë lekë pasi organizoi dasmë në oborrin eshtëpisë së tij pa respektuar asnjë masë anticovid.

Policia vendosigjobën shtetasit me iniciale B.Gj.

"Shërbimet e KomisariatitBulqizë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte dhe në çdo ambienttjetër, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuarshtetasin B. Gj., i cili kishe organizuar dasëm në oborrin e banesës së tij, menjë numër të madh personash në shkelje flagrante tëprotokolleve të sigurisë të përcaktuara në Aktin Normativ, duke u kthyer nëburim rreziku për infektim dhe përhapje të COVID-19. Për shtetasinB.Gj., Policia e Bulqizës ka vendosur masë administrative 1.000.000 lekë" -njofton policia

Një pronar injë lokali në Shijak u gjobit me 1 milionë lekë pasi organizoi një dasmë nëkundërshtim me aktin normativ.

Ndërkohë njëtjetër 45-vjeçar është proceduar penalisht për veprën penale "Prishja eqetësisë Publike".

Gjithashtu,edhe dy administratorë të dy restoranteve në Berat u gjobitën me 1 milionë lekësecili pasi është evidentuar se ushtronin aktivitet pa respektuar protokollet esigurisë.

Përsubjektet në fjalë shërbimet e Policisë u kanë vendosur administratorëve V.Sdhe E.A masë administrative 1.000.000 lekë secilit.