Koronavirusi në Shqipëri, në 24 orët e fundit regjistrohen 124 raste të reja dhe 4 viktima, në spitale 116 të shtruar

Situta e koronavirusit nëvend vijon të mbetet serioze. Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 124 rastetë reja nga 500 testime të kryera në total.

Fatkeqësisht kanë humbur jetën4 qytetarë, 1 në Shkodër dhe 3 në Tiranë. Numri total i viktimave ka shkuar në193.

Akoma më serioze ështësituata në spitalet ku aktualisht janë 116 të shtruar. 18 pacientë janë nëterapi intensive prej të cilëve 4 janë të intubuar.

Këtë të shtunë (8 gusht) u regjistruan 41 pacientë të shëruar ku në total, 3,268 qytetarë kanë fituar betejën me koronavirusin.

Të infektuar - Gjatë 24 orëve të fundit nëvendin tonë janë kryer 500 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku124 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon - 33 raste në Tiranë, 19 në Elbasan, 9 në Mirditë, 8 në Lushnje, nga 7raste Fier, Krujë, 6 në Korçë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Vlorë, Divjakë,3 në Tropojë, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Pukë, nga 1 rast në Kavajë, Kamëz,Pogradec, Tepelenë, Fushë-Arrëz, Dibër, Malësi e Madhe, Vorë, Maliq, Patos.

Viktima - Fatkeqësisht, edhe pas përpjekjevetë mëdha të ekipeve mjekësore, në dy spitalet Covid, nuk e kanë fituar dotbetejën me sëmundjen një 76 vjeçare nga Shkodra, dhe 3 qytetarë nga Tirana; një50 vjeçar; një 75 vjeçar dhe një 76 vjeçar.

Të shtruar - Aktualisht ne spitalin Infektivdhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 116 pacientë të konfirmuar pozitivëme Covid19, 19 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.

Të shëruar - Gjatë 24 orëve të fundit janëshëruar 41 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3268, që nga fillimii epidemisë.

Apeli i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dheMbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, tëzbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara ngaautoritetet shëndetësore.

Një apel edhe për qytetarëtqë të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura.

Ruani distancën fizike, lanishpesh duart, përdorni maska ose barriera mbrojtëse në ambiente publike apokudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca, dezinfektoni objektet dhe ajrosniambientet ku qëndroni.

COVID-19 – Statistika (8 Gusht 2020)

Testime totale            45381

Raste pozitive              6275

Raste të shëruara         3268

Raste Aktive                2814

Humbje jete             193 (Qarku Tiranë 94, Shkodër 32,Durrës 28, Fier 10, Elbasan 7, Lezhë 5, Kukës 5, Korçë 5, Vlorë 4, Dibër 2,Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   1572

Durrës                  354

Shkodër                               238

Fier                                        105

Vlorë                     102

Kukës                    96

Lezhë                    91

Korçë                    84

Elbasan                                 64

Berat                     44

Dibër                     34

Gjirokastër         30

https://youtu.be/WgWOjkeyfCg