Krimi në familje, sociologu: Mungesë edukimi në familje dhe në shkollë, mos funksionim i drejtësisë

Gjatë periudhës së izolimit tëvendit për shkak të pandemisë, niveli i kriminalitetit në vend u reduktua ndjeshëm.Por duket se pas hapjes, kemi pasur rritje të vrasjeve dhe atentateve ku ështëevidentuar dhe shtimi i krimit në familje.

Për sociologun Gëzim Tushi këtolidhen me dy fakte, mungesën e edukimit nga familja apo institucionet e posaçmesi dhe mosfunksionimin e institucioneve të shtetit.

Në një intervistë për Ora News thotëse institucionet edukative e kanë humbur roli edukues dhe shkollat përqëndrohenmë shumë në hartimin e kurrikulave mësimore.

Tushi:Këto informacione që keni shpalosur nëkronika tregojnë qartë që shoqëria shqiptare ka pësuar dëmtime. Janë disafenomene që tregojnë se funksionimi i shtetit shqiptar nuk është i mirë. Këtosjellje patologjike kanë ardhur duke agravuar. Kjo lidhet dhe me mungesën dhedobësimin e disa institucioneve që kanë vlerë të rëndësishme në edukimin eqytetarëve dhe njeriut. Duke filluar që nga familja, shkolla e institucionetsociale, fetare e media. Të gjitha duket se kanë dalë nga shtrati normal. Kjolidhet dhe me një situatë të amullt të shtetit dhe me zbatimin e ligjit. Kjondodh dhe për shkak të reformave me ritme të ngadalta që po ndërmerr qeveria.

Në shoqërinë e sotme sociale është dobësuar shumëfamilja. Nuk ka asnjë institucion më të mirë edukimi sesa ajo. Mënyra si prindërojnëdhe mënyra e krijimit të marrëdhënieve prindërore. Prindëritmundohen që t'i plotësojnë disa kushte fëmijëve por harrojnë që edukimi ështënjë proces shumë i rëndësishëm. Po na krijohen njerëz me sjellje të përbindëshmedhe me gjak të ftohtë që kryejnë krime. Është një defekt i rëndë i edukimit nëshkollë. Misioni edukativ i shkollës është nëpërkëmbur. Kemi gati 3 dekada që kjoka marrë një karakter të njëanshëm dhe shkolla nuk po i kushton më vëmendjen eduhur.

Duke deklaruar statistika, Tushithotë se rreth 80 përqind e krimeve në Shqipëri janë brenda familjes ndaj aivendos theksin në ndërtimin e marrëdhënieve të mira me të afërmit.

Tushi:Një rol shumë të rëndësishëm kanë dhe institucionetfetare. Ne, nivelin më të lartë të krimeve e kemi në familje. Ne e kemi bërëqendrën e konfliktualitetit. Rreth 80 përqind e vrasjeve ndodhin në familje. Potë vini re, vrasjet lidhen më shumë me moshat e reja, adoleshentët që përshkaqe fizike dhe mendore, nuk janë në gjendje të administrojnë veten. Ne keminjë çekulibrim të moshave pasi kemi krime dhe nga 70 vjeçarët. Ne duhet tëvendosim marrëdhënie të mira brenda familjeve. Duhet të rregullojmë dheshtetin. Kriminelët i kuptojnë mirë këto gjendjet e amullta të shtetit me këtoreforma dhe kriza, kur gjykatat nuk funksionojnë. Këto i japin një impulskrimit. Revolucioni duhet të jetë i njëanshme.

Intervista në studio me gazetarenMatilda Mcini, përgatiti Endi Mullaj