Pa kontroll "shpërthen" krimi, 7 vrasje në 20 ditë
Prej disa ditësh situata e rendit ështëcënuar rëndë duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve kur dihet që kontrollet duhettë jenë më të shtuara edhe për shkak të sezonit por mbi të gjitha për shkak tëpandemisë që po kalon vendi si e gjithë bota.
Vetë Ministri i Brendshëm, SandërLleshaj publikoi në profilin e tij të Facebook-ut statistika të cilat sipastij, vërtetojnë që policia garanton rendin dhe sigurinë në vend.
Ministri madje në publikimet e tijkrenohet se janë bërë 28 vrasjet dhe pse shifrat janë të përafërta me ato tëviti të shkuar.
Nga 28 vrasjet me të cilat krenohetLleshaj, 7 prej tyre janë kryer vetëm përgjatë 20 ditëve të fundit. Duke vënë nërrezik jetën e çdo qytetari që mund të ndodhet rastësisht në një vendngjarje dheduke cënuar në tërësi situatën e rendit në vend.
Edhe këtë herë, qyteti me më shumëngjarje kriminale mbetet Elbasani ku vetëm në pak ditë u kryen 3 vrasje, 2vetëm brenda një nate.
Shifrat flasin se përgjatë muajitkorrik të këtij viti u kryen 5 vrasje, 1 më shumë se sa viti i shkuar.
Por ajo që e bën situatën mëalarmante është fakti se pjesa më e madhe e këtyre vrasjeve janë ekzekutime mafioze,midis tyre edhe grabitje të cilat përfunduan në vrasjen e njërit prejpronarëve.
Atentatet vijuan edhe gjatë muajitgusht ku mbeti i vrarë taksisti 71-vjeçar, Abdulla Budlla, vrasja e GëzimSaraçit në Gjirokastër si edhe krimi horror në Pogradec ku i biri i preu kokëntë ëmës.
Dhe sikur të mos mjaftonin këto, nëkulmin e sezonit turistik u shënua dhe atentati në Volorekë ku me 100 plumba, uqëllua drejt një hoteli për të ekzekutuar djalin e pronarit.