"Revoltohuni para se të jetë natë", mësymja në media dhunim i fjalës së lirë
Aktori Edmond Budina gjatë njëfjalimi nga sheshi i Teatrit Kombëtar i bëri thirrje që të revoltohen kundrejtasaj që ai e quan forcës së pushtetit.
Duke cituar një shkrimtar të huaj,Budina i bën thirrje qytetarëve që të revoltohen përpara se nata t'i zërëposhtë.
Përveç mësymjes së forcave policorenë godinën e teatrit e më pas në shembjen e saj, aktori përmendi dhe prezencëne forcave speciale në ambjentet e televizionit Ora Neës.
Ai deklaroi se ky akt është ifrikshëm dhe skandaloz me synim shtypjen e fjalës së lirë dhe centralizimin egjithë pushtetit.
Budina:Nuk është qytetari të heshtësh kundrejtdhunës së pushtetit, të flesh kur tjetri dhunohet kur çdo gjë është në shërbimtë një grushti njerëzish. A nuk ishte e drejtë që të revoltoheshim kundrejtteatrit kombëtar. Ku ishit ju. E shembën teatrit. Njerëzit kanë të drejtë tërevoltohen. Pas teatrit ata ndërruan kushtetutën siç ju do qejfi. Ndërsa ne nukrevoltohemi. Dhe ndodhi dhe rasti i fundit. Shkohet dhe revoltohet fjala emedias me forcat ushtarake. Për të treguar forcën dhe terrorin e tyre. Ndaj neduhet të revoltohemi përpara se të jetë natë. E shikoni në këtë vend se si natana ka shtypur të gjithëve. Të dhunosh një televizion, një media që është evetmja kundër sistemit, kësaj mënyre të drejtuarit të vendit, mua më duket efrikshme dhe skandaloze.