Fier, shënohen 7 raste me koronavirus, morën pjesë në një ceremoni mortore

Qyteti Fier vazhdon të mbetet qytetme vatra të reja dhe shtim të rasteve me covid19 .

Vetëm sot janë  konfirmuar 7 raste në Fier dhe 1 rast nëPatos me covid19, historia e infektimit është pjesëmarrja në një ceremonimortore në Cakran.

Dy ditë më parë u konfirmuan 4 rastenë Fier, pjesëtar të një familjeje nga Cakrani por që jetojnë në Fier në lagjen29 nëntori.

Ndaj rastet e sotme janë të gjithë tëafërm të këtyre kontakteve, ku të gjithë kanë qënë në një ceremoni mortore nëCakran.

Për çdo kontakt vazhdon hetimiepidemiologjik për çdo rast të kontakteve që këta persona kanë takuar.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në vend u regjistruan 124 raste të reja me koronavirus.

Fatkeqësisht edhe 4 pacientë të tjerëkanë humbur jetën duke e çuar numrin total të viktimave në 193.