SPAK sekuestron varrezat? Tre banesat e familjes Ndroqi të ndërtuara para vitit 1990

"Është vendosur nën sekuestro një tokë, arë 600 metra katror në fshatin Zbarqe që nuk posedohet prej shumë vitesh nga z. Ndroqi dhe aktualisht aty ndodhen varrezat e fshatit dhe është fakt lehtësisht e verifikueshëm ."

Në fakt varrezat janë pranë një prej banesave qëSPAK i ka sekuestruar zotit Ndroqi.

SPAK ka kërkuar bllokimin e këtyre tre ndërtesaveme një sipërfaqe 300 metër katror secila. Sipas certifikatës së pronësisë dhesipas llogarive, 3 shtëpi me nga 300 metër katrorë janë 900 metër katror.

Ndërsa e vetmja sipërfaqe 600 metra katror, janë varrezat të cilat ndodhen pranë dy objekteve të vjetra.

Edhe pse kjo hapësirë prej dhjetëra vitesh është vendprehje për të ndjerët, së fundi në të është investuar prej z. Ndroqi, duke i sjellë komunitetit një shërbim të madh.

Një ndër banorët më të vjetër të fshatit tregon se në këto varre prehen eshtrat e stërgjyshit të tij.

"Unë po bëhem 70 vjeç, unë këtu i mbaj mend varrezat. Gjyshi dhe stërgjyshi im janë varrosur këtu që i mbaj mend dhe i shërbej varrezave të tyre."

Një ndër objektet që SPAK i ka sekuestruar z. Ndoqi është një shtëpi që e ka trashëguar nga prindërit e tij. Por sipas llogarive, ky objekt nuk është 600 metra katror, por 300.

Kjo shtëpi është ndërtuar që në vitin 1960. E në fakt pamjet flasin qartë.


Një tjetër pasuri është dhe kjo ndërtesë, por dhe ajo shihet qartë se është e ndërtuar para vitit 1990.

Sa u përket pronave të tjera, ato nuk janë nëpronësi të z. Ndroqi por të të afërmve të tij.

Një ditë më parë avokatët e Presidentit të YldonMedia Group ankimuan në apelin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimittë Organizuar vendimin për sekuestrimin e pasurive.

Madje për këtë, ata paraqitën disa fashikuj meprova duke theksuar se për çdo pasuri janë dokumentet ligjorë përkatës.