Në kërkim kombëtar për dhunë në familje, arrestohet 23-vjeçari

Një 23-vjeçar i cili ishte në kërkim kombëtar u arrestua ngapolicia e Tiranës.

Shtetasi me iniciale E.H. akuzohej për dhunë në familje ndërkohëqë Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i kishte dhënë masën "arrest meburg".

Gjatë ndalimit të tij, 23-vjeçari ka kundërshtuar policinëmadje duke i goditur.

"Në vijim të punës përkapjen e personave të shpallur në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimitnë Komisariatin e Policisë Nr.6, u bë ndalimi dhe ekzekutimi i vendimit penalpër shtetasin në kërkim E.H., 23 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, kacaktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Dhuna nëfamilje”, gjithashtu ky shtetas gjatë shoqërimit ka kundërshtuar dhe goditurpër shkak të detyrës punonjësit e Policisë së rendit publik" - njoftonpolicia.

Ndërkohë një tjetër 47-vjeçar u arrestua nga forcat e policisëtë Komisariatit Nr. 5.

Shtetasi me iniciale L.K. ka ushtruar në mënyrë tëvazhdueshme dhunë ndaj bashkëshortes së tij.                       

Materialet i kaluan Prokurorisë sëRrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.