Atentati ndaj pronarit të hotelit në Pogradec, Balliu: Bandat e ndihmuara nga Edi Rama po terrorizojnë biznesin

Në lidhje me atentatin e ndodhur nëorët e para të mëngjesit të sotëm në Pogradec ka reaguar dhe ish-deputeti iPD-së Klevis Balliu.

Ai thotë se këto ngjarje nuk prekinvetëm bizneset, por edhe turizmin në zonë pasi qytetarët janë të terrorizuar.

Balliu akuzon kryeministrin Rama pondihmon bandat të cilat terrorizojnë qytetin.

Balliu:Biznesi është i terrorizuar. Veprimtariae bandave me ndihmë e Edi Ramës po terrorizon biznesin dhe pushuesit. Edi Ramapo e kthen Pogradecin nga qyteti i Lasgushit në qytetin e kamorrave. Ngjarje tëtilla e bëjnë edhe me të egër edhe më të rëndë situatën ekonomike e cila ështërënduar nga pandemia. Nuk është kërcënuar vetëm biznesmeni por i gjithëturizmi. Sot ne nuk kemi siguri as në Pogradec e as kudo në Shqipëri. Iu bëjthirrje gjithë Shqiptarëve dhe pogradecarëve që ta lexojnë mirë këtë situatë,se çfarë po bën Edi Rama dhe si po kërcënohet jeta e tyre. I bëj thirrjepolicisë së shtetit të marrë masat dhe të arrestojë autorët e krimit barbar, tëmos rrijë në studiot e gazetarëve por të kapë kriminelët.