Sulmi përpara hotelit në Tushemisht, arrestohet një nga autorët e dyshuar

Ky është Mariglen Topuzi (në video), 34-vjeçari, i cili është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka qëlluar me breshëri automatiku drejt hotel "Volorekës" në Pogradec paraditen e të shtunës.

Ai është identifikuarpas këqyrjes së kamerave të sigurisë.

Në deklaratën përmediat blutë bëjnë të ditur se kanë shpallur në kërkim dhe 3 persona të tjerësi bashkëpunëtorë.

Ata janë Ilirjandhe Merad Berberi si dhe një shtetas me inicialet M.S.

Policia thotë seka prova të forta se ata janë dhe autorë të atentatit që u krye ndaj Muçollaritnë datën 1 gusht.

Pikënisje ekonfliktit që provokoi dhe dy atentatet brenda 7 ditësh mësohet se ka qenë njësherr me pronarin e hotelit dhe djalin e tij.

Mariglen Topuziështë dhe autori i djegies së automjetit të djalit të pronarit të hotelit,vepër penale për të cilën është arrestuar dhe me dënuar me 8 muaj heqje lirie.

Momenti nga djegia e makines se djalit te Jetmir Muçollarit

Siç shikohet dhenga këto pamje ekskluzive të siguruara nga Ora News, ai shfaqet duke djegurmakinën ndërsa ndihmohet nga Merad Berberi, tashmë i shpallur në kërkim.

Gjatë kontrollittë banesave të tyre u gjetën motori Suzuki pa targa, dy skafandra dhe armët metë cilat terrorizuan dhjetëra pushues që qëndronin në hotel "Voloreka".

Ngjarja uregjistrua rreth orës 04:40 minuta kur të gjithë kanë qenë në gjumë dhe jashtëishte vetëm roja e hotelit.

Siç shihet dhenga këto pamje, dy persona të maskuar me kapuç qëlluan breshëri plumbash duketerrorizuar burra, gra dhe fëmijë që kishin zgjedhur të pushonin këtë fundjavënë Pogradec.

Pjesa më e madhee plumbave u qëllua drejt dhomës ku flinte djali 20-vjeçar i Jetmir Muçollarit.

https://youtu.be/8GGmpDwTmzM

Lexoni edhe:  EKSKLUZIVE në Ora News: Momenti i sulmit para hotelit në Tushemisht, 2 autorë me maska e kallashnikov